shtepia e bardhe
Trump shpall fitoren: Bëmë histori
Donald Trump ka dalë para mbështetësve në West Palm Beach, Florida, pasi rezultatet e para nisën të flasin për fitoren e garës presidenciale.
“Është bukur të fitosh votën popullore, kemi bërë histori", tha Trump.
Kandidatit republikan iu bashkuan në skenë nga anëtarët e familjes dhe gruaja e tij, Melania Trump, si dhe kandidati i tij, JD Vance, dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti turk ka shtyrë vizitën në Shtëpinë e Bardhë, e planifikuar për në 9 maj. Lajmin e bën të ditur Anadolu Agency, dike iu referuar një burimi që ka dijeni mbi vendimin. Megjithatë, mbetet e paqartë arsyeja e kësaj shtyrjeje.
Një zyrtar amerikan vuri në dukje se takimi nuk ishte shpallur zyrtarisht.
Një zonë e re kohore për Hënën
Shtëpia e Bardhë kërkon që agjencia amerikane e hapësirës NASA të zhvillojë një zonë të re kohore për Hënën - Koha e Koordinuar Hënore (CLT).
Koha lëviz më shpejt në Hënë për shkak të fuqisë së ndryshme të fushës gravitacionale. Në raport me Tokën ka një ndryshim prej 58.7 mikrosekonda çdo ditë. Mund të mos duket shumë, por ka ndikim të rëndësishëm kur përpiqesh të sinkronizosh një anije kozmike.
Qeveria e SHBA shpreson se zona e re kohore do të ndihmojë në koordinimin efektiv të përpjekjeve kombëtare dhe private për të arritur në Hënë.
Shtëpia e Bardhë lë të hapur mundësinë e një takimi Biden-Putin
SHBA-të e shohin si hap pozitiv takimin e djeshëm mes palës ukrainase dhe asaj ruse në Stamboll. Një reduktim i mëtejshëm i përshkallëzimit të situatës mes dy vendeve do t’i hapte rrugën një takimi Putin Biden. Lajmin e bën të ditur drejtoresha e komunikimit e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield, të cilësi i referohet agjencia TASS.
“Paratë e errëta” që i shtruan Biden-it rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë
Presidenti Joe Biden përfitoi nga një sasi rekord donacionesh nga donatorë anonimë për grupe të jashtme që e mbështesnin, si rezultat, publiku nuk do të ketë kurrë një pasqyrë të plotë se kush e ndihmoi të fitonte Shtëpinë e Bardhë. Fushata fituese e Biden u mbështet nga 145 milionë dollarë, të ashtuquajtura donacione parash të errëta, një lloj i mbledhjes së fondeve që demokratët e kanë kritikuar për vite me radhë.
Bolton akuzon Shtëpinë e Bardhë se i bllokoi aksesin në Twiter
John Bolton, ish-këshilltar i Sigurisë Kombëtare të Presidentit Donald Trump, akuzoi Shtëpinë e Bardhë se i kishte bllokuar aksesin në në Twiteer pas shkarkimit të tij vitin e kaluar.
"Pas dorëheqjes sime si këshilltar i sigurisë kombëtare, Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të më lejonte të hyja përsëri në llogarinë time në Tëitter. Nga frika se mos thoshja çfarë?”- ka shkruar Bolton, i cili, pas 10 shtatorit kur u shkarkua nga presidenti nuk ka bërë asnjë deklaratë.
Gjermanët kanë vetëm fjalë
Shtëpia e Bardhë ka publikuar sot bisedën e shumëpërfolur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.Trump ka folur vërtet për situatën e krijuar me djalin e ish-zv. Presidentit Joe Biden, por ai e ka futur kërkesën për të në mes të diskutimit dhe pa këmbëngulur shumë.
Në thelb Trump ka kërkuar të sqarohet kjo situatë pasi siç raportohet Biden ka ndërhyrë që prokurori i Përgjithshëm në Ukrainë të mos vijonte hetimet.
Beogradi nis lobimin në SHBA për Kosovën: Për herë të parë mund të themi mendimin tonë
Serbia do të lobojë në Shtëpinë e Bardhë për Kosovën dhe raportet e saj në rajon. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, sipas të cilit ky proces do të kërkojë 500 mijë dollarë. Në një intervistë për median serbe, “Srpski Telegraf”, Daçiç ka thënë se në SHBA lobimi është I zyrtarizuar dhe se kontratat publikohen.
Trump në konflikt edhe me Bannon: Ka ikur nga mendja
Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon tha se takimi i djalit të Donald Trump me një avokat të qeverisë ruse në qershor të vitit 2016 ishte "jopatriotik", duke iu referuar përmbledhjes që Guardian i ka bërë librit të ardhshëm të Michael Wolff mbi Shtëpinë e Bardhë dhe Trump.
Takim 2 orësh i Trump me Cipras
Takimi i Donald Trump me kryeministrin grek Alexis Tsipras në Shtëpinë e Bardhë i tejkaloi dy orët duke e thyer edhe protokollin. Nga deklarata e përbashkët e dy liderëve dolën disa lajme që kanë të bëjnë me borxhin grek, ecurinë e ekonomisë të vendit fqinj, energjinë, shpenzimet e mbrojtjes dhe bazën ushtarake të Souda-s.