Trump në konflikt edhe me Bannon: Ka ikur nga mendja
Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon tha se takimi i djalit të Donald Trump me një avokat të qeverisë ruse në qershor të vitit 2016 ishte "jopatriotik", duke iu referuar përmbledhjes që Guardian i ka bërë librit të ardhshëm të Michael Wolff mbi Shtëpinë e Bardhë dhe Trump.
"Tre ekspone të të lartë të fushatës menduan se ishte një ide e mirë për t'u takuar me një qeveri të huaj brenda Trump Tower në sallën e konferencave në katin e 25-pa avokatë ... Edhe sikur të mendonit se kjo nuk ishte tradhtare apo jopatriote , ose akoma më keq, ju duhet ta kishit thirrur menjëherë FBI-në ".
Bannon përshkroi se ku mendon se është drejtuar hetimi për Mueller:
"Ti e kupton se ku po shkon ... Kjo ka të bëjë me pastrimin e parave ... Rruga e tyre drejt Trump shkon përmes Paul Manafort, Don Jr dhe Jared Kushner”, tha ai.
Duke shkuar më thellë në takim Bannon shkon më thellë duke thënë se "Trump u njoftua para takimit se avokati rus do të paraqiste informacion që do të dëmtonte Hillary Clinton. Jared Kushner dhe ish kryetari i fushatës së Trump, Paul Manafort, gjithashtu morën pjesë në takim.
https://www.axios.com/bannon-trump-tower-meeting-with-russians-treasonou...
Pas komenteve të Bannon, Shtëpia e Bardhë ka shpërndarë një deklaratë që e skualifikon ish-strategun e fushatës elektorale si një njeri që “ka humbur mendjen”. Duket se deklarimet e Bannon kanë djegur shumë dhe Trump është lëshuar me tonet e preferuara të dikujt që I bë diversion skandalit me sulme të vazhdueshme.
Steve Bannon nuk kantë bëjë me mua apo me presidencën time. Kur ai u pushua, jo vetëm që humbi punën, por edhe mendjen…
Tani që ka dalë më vete, Steve po mëson se të fitosh nuk është aq e thjeshtë sa duket kur unë fitoj. Steve ka shumë pak të bëjë me fitoren tonë historike, që u soll nga njerëzit e harruar të këtij vendi. E megjithatë ishte përgjegjës kryesor në humbjen e një vendi në senat në Alabama që u mbajt për më shumë sesa 30 vjet nga republikanët. Steve nuk përfaqëson bazën që më mbështet mua, ai është aty vetëm për veten e tij.
Steve pretendon se është në luftë me median të cilën e quan partia opozitare, por ai e kaloi kohën e vet në Shtëpinë e Bardhë duke nxjerrë informacione të rreme në media për të bërë të dukej shumë më I rëndësishëm nga sa ishte. Është e vetmja gjë që di të bëjë mirë. Ka shumë anëtarë republikanë të Kongresit dhe kandidatë që janë mbështetës të axhendës “Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”. Si unë ata i duan ShBA dhe po ndihmojnë që të ndërtojmë dhe ringremë më në fund vendin tonë, përpara se ta shohin duke u rrënuar
thuhet ndër të tjera në deklaratë.
https://www.axios.com/trump-disavows-steve-bannon-in-scorched-earth-statement-2522154982.html
Add new comment