Shtëpia e Bardhë lë të hapur mundësinë e një takimi Biden-Putin
SHBA-të e shohin si hap pozitiv takimin e djeshëm mes palës ukrainase dhe asaj ruse në Stamboll. Një reduktim i mëtejshëm i përshkallëzimit të situatës mes dy vendeve do t’i hapte rrugën një takimi Putin Biden. Lajmin e bën të ditur drejtoresha e komunikimit e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield, të cilësi i referohet agjencia TASS.
"Dje z.Biden tha se do të ishte i gatshëm të takonte përsëri Presidentin Putin ose të fliste me të," tha Bedingfield.
Unë nuk mund të tregoj parakushtet për një bisedë midis Presidentit Biden dhe Presidentit Putin, përveçse të them se ne kemi qenë shumë të qartë, Presidenti Biden ka qenë shumë i qartë se duhet të ketë një depërshkallzim të prekshëm nga Rusia dhe një angazhim të qartë dhe real për një zgjidhje diplomatike
Add new comment