Gjermanët kanë vetëm fjalë
Shtëpia e Bardhë ka publikuar sot bisedën e shumëpërfolur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.Trump ka folur vërtet për situatën e krijuar me djalin e ish-zv. Presidentit Joe Biden, por ai e ka futur kërkesën për të në mes të diskutimit dhe pa këmbëngulur shumë.
Në thelb Trump ka kërkuar të sqarohet kjo situatë pasi siç raportohet Biden ka ndërhyrë që prokurori i Përgjithshëm në Ukrainë të mos vijonte hetimet.
Në listën e kërkesave Trump ka vendosur të parën çështjen e një kompanie softueresh amerikane, CrowdStrike, e cila ka patur një rol në hetimet për sulmet kibernetike ndaj Partisë Demokratike në vitin 2016. Trump referon se serverat e saj kanë qenë në Ukrainë.
Pjesa më e nxehtë politikisht është loja e presidentit amerikan që kërkon ta blejë homologun e tij duke i kujtuar mbështetjen e ShBA për të cilën Ukraina duhet të japë diçka në këmbim.
Gjermanët kanë vetëm fjalë
thotë Trump që shton se kështu janë shumica e europianëve.
Zelenskiy e ka kapur momentin dhe ja miraton idenë homologut amerikan të cilit i kërkon armatime shtesë. Biseda në thelb nuk ka ndonjë gjë kompromentuese pasi presidenti amerikan është kujdesuar që thjesht të shprehë interesin dhe të kërkojë sqarime dhe jo të vendosë ultimatume.
E rëndësishme është fakti se për çështjen CrowdStrike ai ka caktuar Rudy Giulianin si personin që do të diskutojë teknikisht gjërat, çka na thotë se Giuliani është një ndër njerëzit e rrethit të brendshëm të Trump.
Add new comment