trump

Ikën ministri i Trump pas skandalit të udhëtimeve çarter

Postuar në 30 Shtator, 2017 09:22

Një tjetër bashkëpunëtor i presidentit amerikan Donald Trump lë detyrën. Bëhet fjalë për ministrin e Shëndetësisë Tom Price, i cili  dha dorëheqjen pas presioneve të Donald Trump dhe kritikave të ashpra lidhur me kostot e udhëtimeve me avion privat për kryerjen e detyrave të tij.

"Kam kaluar 40 vjet si mjek dhe si oficer publik për t'u dhënë përparësi njerëzve. Më vjen keq që ngjarjet e fundit kanë shkaktuar  humbje prej këtyre qëllimeve të rëndësishme "- tha 62 vjeçari në letrën e tij të dorëheqjes.

Trump mund të vizitojë Serbinë

Postuar në 24 Shtator, 2017 11:18

Mediat serbe njoftuan së fundmi se presidenti amerikan Donald Trump mund të vizitojë Serbinë. Kreu i shtetit serb, Aleksandër Vuçiç, u tha mediave se Trump e kishte pranuar ftesën e bërë dhe me gjasë një vizitë do të kryhet. Të njëjtat lajme kanë përcjellë edhe media të ndryshme greke, sipas të cilave zv.presidenti Mike Pence ka përcjellë për zyrtarët grekë premtimin se Trump do të vizitojë edhe Greqinë.

Trump: “ShBA – Turqi, më afër se kurrë më parë. Erdogan është miku im”

Postuar në 23 Shtator, 2017 03:29

Marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Turqisë janë më të afërta se kurrë…Presidenti Erdogan është tashmë një mik i imi”.

Kështu citohet të jetë shprehur presidenti amerikan, Donald Trump, pas një takimi me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York. 

Sipas Trump, Erdogan duhet vlerësuar sepse është në drejtim të një vendi që ndodhet në një zonë shumë të vështirë të botës. 

CNN: Trump mund të jetë përgjuar nga FBI

Postuar në 20 Shtator, 2017 11:13

Presidenti amerikan, Donald Trump mund të jetë përgjuar nga FBI në kuadër të hetimeve për implikimin rus në zgjedhjet amerikane. "CNN" raportoi të martën se FBI kishte nën përgjim telefonin e ish-kreut të fushatës së Donald Trump, Paul Manafort, gjatë kohës që ai bisedonte "disa herë në ditë" me Donald Trump. Nëse ky informacion është i saktë, gjasat që autoritetet e prokurorisë amerikane të kenë në dorë biseda të presidentit amerikan rriten në mënyrë dramatike.

Fjalimi i Trump në OKB, mesazh force për Korenë

Postuar në 19 Shtator, 2017 19:26

Në fjalimin e tij të parë para Asamblesë së Kombeve të Bashkuara presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të jenë të detyruar të përdorin forcën për të "shkatërruar" krejtësisht Korenë e Veriut nëse Pheniani nuk tërhiqet nga programin  bërthamor.

Trump tërhiqet nga prishja e marrëveshjes me Iranin

Postuar në 16 Shtator, 2017 10:35

Presidenti amerikan Donald Trump tërhiqet nga një tjetër premtim i fushatës që kishte të bënte me prishjen e marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë vendosi të shtyjë në kohë zbatimin e sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Iranit. Burime thanë se pjesëtarë të lartë të kabinetit i kërkuan presidentit të mos hidhte në erë marrëdhëniet SHBA-Iran, pasi Irani do të ishte në gjendje të prodhonte armë bërthamore.

“Shkarkimi i ish-shefit të FBI-së, Comey, gabimi më i madh në historinë e politikës moderne”

Postuar në 11 Shtator, 2017 19:39

Steve Bannon, ish-planifikuesi i fushatës elektorale të Donald Trump, ka deklaruar në një intervistë të fundit për CBS se shkarkimi prej presidentit amerikan, i ish-shefit të Byrosë Federale të Hetimit, James Comey, mund të konsiderohet si gabimi më i madh në historinë e politikës moderne. Bannon nuk dha më shumë detaje pse ka arritur në këtë përfundim, por duket se vendimet e Trump me kreun e FBI-së kanë sjellë pështjellime të mëdha. 

Trump kundër partisë së tij, godet marrëveshjen për borxhin

Postuar në 10 Shtator, 2017 17:27

Donald Trump ka rënë dakord me planin e demokratëve për të hequr kufirin e borxhit për tre muaj dhe për të financuar qeverinë në ndihmë të viktimave të Uraganit Harvey. Presidenti amerikan doli kundër udhëheqësve republikanë, të cilët donin të zgjasnin këtë periudhë, deri pas zgjedhjeve afatmesme të vitit 2018. Demokratët njoftuan marrëveshjen përpara se Dhoma e Përfaqësuesve të kalojë 8 miliardë dollarë për viktimat e Harvey.

Pasardhësi i Kennedy-t, shpresa e madhe e demokratëve në SHBA

Postuar në 09 Shtator, 2017 10:55

Megjithë mbiemrin e famshëm Joseph P. Kennedy III, një deputet demokrat nga Massachusetts, ka mbajtur një profil të ulët në skenën kombëtare që kur u zgjodh në Kongres në vitin 2012. Demokratët po kërkojnë liderë të rinj për t'u përballur me Donald Trump dhe Joe Kennedy do të ishte rivali idea. Por ai nuk nxiton dhe peshon me kujdes hapat e ardhshëm.

Zbardhet letra e Obamës për Trump

Postuar në 03 Shtator, 2017 17:31

Barak Obama kaloi momentet e fundit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, duke shkruajtur një letër për pasardhësin e tij, Donald Trump. "Për Presidentin", shkruante dosja, që Trump gjeti në zyrë disa minuta pas betimit janarin e kaluar.
Muaj më vonë CNN siguroi përmbajtjen e kësaj letre, e cila është komunikimi i fundit mes Presidentit të 44 dhe 45 të SHBA-ve.

Pages

Subscribe to RSS - trump