Trump kundër partisë së tij, godet marrëveshjen për borxhin
Donald Trump ka rënë dakord me planin e demokratëve për të hequr kufirin e borxhit për tre muaj dhe për të financuar qeverinë në ndihmë të viktimave të Uraganit Harvey. Presidenti amerikan doli kundër udhëheqësve republikanë, të cilët donin të zgjasnin këtë periudhë, deri pas zgjedhjeve afatmesme të vitit 2018. Demokratët njoftuan marrëveshjen përpara se Dhoma e Përfaqësuesve të kalojë 8 miliardë dollarë për viktimat e Harvey.
Udhëheqësit republikanë të kongresit, Ryan, Mçonnell dhe Mçarthy, kishin hyrë në Shtëpinë e Bardhë pikërisht para mesditës të mërkurën me një plan të dakorduar për të ngritur kufirin e borxhit dhe për të kaluar një projektligj të shpenzimeve në kuadër të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.
Por demokratët Schumer dhe Pelosi kishin ardhur me një propozim të tyre, në vend për zgjatjen tre mujore të kufirit të borxhit , një ide që Ryan e kishte quajtur "qesharake" dhe "të turpshme" përpara se të ulej së bashku me udhëheqësit e tjerë në Zyrën Ovale. Republikanët gjithashtu kishin mbështetjen e sekretarit të thesarit Mnuchin.
Ndërsa demokratët qëndruan të vendosur në një zgjatje tre mujore, udhëheqësit republikanë sinjalizuan një hapësirë për të negociuar. Ata paraqitën një shtrirje 12-mujore. Ishte Trump ai që suprizoi dhe deklaroi pas takimit se "Kemi pasur një takim shumë të mirë, kemi arritur në një marrëveshje dhe mendoj se marrëveshja do të jetë shumë e mirë. Ne ramë dakord për një zgjatje tre-mujore të heqjes së tavanit të borxhit, të cilin ata e konsiderojnë të shenjtë", u shpreh Trump.
Trump përfundimisht do të bashkohet me demokratët kundër partisë së tij, duke goditur marrëveshjen e tij të parë legjislative dhe tundur kaleidoskopin e Uashingtonit. Republikanët e Kongresit reaguan me zemërim, ndërsa demokratëve do u duhet të peshonjnë rreziqet e një "valle me djallin".
Reagimi më i furishëm thuhet se erdhi nga një republikan i paidentifikuar, i cili tha për Trump se "Ai na shkërdheu". Kongresi duhet të miratojë marrëveshjen para se të finalizohet. Trump u tha gazetarëve në bordin e 'Air Force One' se ai kishte pasur një takim shumë të mirë me Udhëheqësin e Pakicave të Shtëpisë, Nancy Pelosi dhe Udhëheqësin e Pakicave të Senatit, Chuck Schumer. Në një aktivitet për të promovuar reformën e taksave, ai madje e ftoi atë në skenë duke njoftuar se dëshiron të punojë me të duke e përshkruar si "një grua të mirë".
https://www.theguardian.com/us-news/2017/sep/09/donald-trump-democrats-r...
Add new comment