uragani

Uragani Milton prezantohet në SHBA

Postuar në 09 Tetor, 2024 23:00

Uragani Milton mbërrin në Florida. Presidenti i SHBA, Joe Biden, iu drejtua me një mesazh banorëve të zonave të rrezikuara. "Dëgjoni autoritetet dhe nëse duhet të evakuoheni, bëjeni tani. Është çështje jete ose vdekjeje. Milton është stuhia e shekullit”, tha ai.

Trump kundër partisë së tij, godet marrëveshjen për borxhin

Postuar në 10 Shtator, 2017 17:27

Donald Trump ka rënë dakord me planin e demokratëve për të hequr kufirin e borxhit për tre muaj dhe për të financuar qeverinë në ndihmë të viktimave të Uraganit Harvey. Presidenti amerikan doli kundër udhëheqësve republikanë, të cilët donin të zgjasnin këtë periudhë, deri pas zgjedhjeve afatmesme të vitit 2018. Demokratët njoftuan marrëveshjen përpara se Dhoma e Përfaqësuesve të kalojë 8 miliardë dollarë për viktimat e Harvey.

"Irma" kthen Miami-n në qytet fatntazme. Evakuim masiv banorësh

Postuar në 10 Shtator, 2017 09:47

Pas kalimit shkatërrues në Kubë, uragani Irma i është drejtuar Floridas duke çuar në një nga mobilizimet më të mëdha në SHBA për evakuimin e qytetarëve nga shtëpitë e tyre. Stuhia e ashpër pritet të shfryjë zemërimin më shtetin e tretë më të populluar të Amerikës.
Miami i ngjan një qyteti fantazmë ku mijëra banorë kanë braktisur vatrat. Rryma aktuale tregon se stuhia do të godasë anën e gadishullit në një gjatësi 112 km dhe do të ngjitet lart me erëra prej 209 km / h. Stuhitë e forta  pritet të shkaktojnë përmbytje në disa zona. 

“Patricia”, urgani më i fuqishëm i regjistruar në Hemisferën Perëndimore godet sot Meksikën

Postuar në 23 Tetor, 2015 19:50

325 km/orë shpejtësia e erës e bën uraganin “Patricia” më të fuqishmin të regjistruar ndonjëherë në Hemisferën Perëndimore. Rekordi deri më tani mbahej nga tajfuni “Haiyan” i vitit 2013 me shpejtësi ere 315 km/orë. Uragani, i kategorisë 5, po i drejtohet Meksikës juglindore dhe pritet të godasë sot.

Subscribe to RSS - uragani