"CNN prezanton keq SHBA në botë"
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka provokuar sërish replika në distancë me mediat. Qendër e sulmit me synim diskreditues ishte “armiku” numër një i tij në media, rrjeti CNN. Në një mesazh në profilin e tij në Twitter, Trump shkruan se brenda SHBA-së, Fox Neës është shumë më i rëndësishëm sesa CNN, por jashtë SHBA-së, CNN mbetet sipas tij një burim kryesor i “Fake News që e prezantojnë keq kombin në botë”.
“Bota e jashtme nuk e sheh të vërtetën”, vijon Trump. Rrjeti në fjalë është kundërpërgjigjur po në Tëitter, duke i kujtuar presidentit amerikan se “nuk është puna jonë të prezantojmë SHBA, por puna e tij si presidenti”.
“Puna jonë është të raportojmë lajmet”, kundërpërgjigjet CNN.
Mediat raportojnë se kjo përballje e re lidhet me një zhvillim të ri në tregun mediatik amerikan. Sipas këtyre raportimeve, Turner Broadcasting, kompania nënnë e CNN pritet të bashkojë këtë të fundit me Direc Tv, që është filial i AT&T. Operacioni vlerësohet se arrin në 85.4 miliardë dollar dhe konsiderohet se do të krijojë monopolin më të madh mediatik në SHBA. Departamneti amerikan i Drejtësisë ka kërkuar që CNN dhe Direc Tv të shiten përpara se të bëhet bashkimi. Të gjitha këto janë raportuar nga gazetat duke cituar burime, të cilat mandej kanë shpërthyer një seri akuzash ndaj presidentit Trump. I cili duket se nuk dëshiron një bllok të tillë përballë teksa sulmon direkt CNN.
Add new comment