serbia
Treni i kthyer mbrapsht, Serbia e cilëson çështje të sigurisë kombëtare
Pas incidentit me trenin e ndaluar në Rashkë, presidenti serb, Tomislav Nikoliç, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare në ndërtesën e ushtrisë.
“Mbledhja urgjente është thirrur pas situatës së krijuar me trenin “Kosova është Serbi”, një linjë direkte nga Beogradi në Mitrovicë që Serbia synonte ta promovonte”, raporton “Koha Ditore”.
Çështja “Haradinaj”, mediat serbe flasin “për evidenca të reja”
Beogradi zyrtar duket i vendosur të çojë përpara axhendën e vet politike me kërkesën për eksradim të Ramush Haradinajt.Televizioni N1, raporton se Prokuroria serbe ka të dhëna të reja për krimet e Haradinajt, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë. Agjencia “B92” shton se prokuroria serbe do t’i dërgojë materialet për Haradinajn në Gjykatën franceze sapo ato të jenë përkthyer, ndërkohë që pardje, lidhur po me këtë çështje, ministri Jashtëm serb, Ivica Daçiç, foli për sulme të mundshme ndaj ambasadave serbe në Europë.
Kosova është Jeruzalem, aq sa Stambolli është Serbi...
Në çdo 7 janar, disa nga besimtarët ortodoksë (ata më fanatikët e riteve sipas Kalendarit të Vjetër) festojnë Krishtlindjen. Siç ka bërë për çdo rast të festave fetare edhe këtë herë kryepeshkopi serb Irinej iu drejtua të tijve me këto fjalë: “Derisa të ketë serbë, do të jetë edhe Kosova, për arsye se Kosova do të jetë dhe do të mbetet atdheu ynë, sepse aty janë Golgota dhe Jeruzalemi ynë”.
Asnjë fjalë për Vuçiç. “Arrestimi i Haradinajt, çështje komplekse”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një opinion – qëndrim mbi arrestimin e Ramush Haradinajt. Në asnjë prej rreshtave të tij nuk përmendet Beogradi zyrtar apo Aleksander Vuçiç, i cili në konferencën për shtyp të para dy ditëve deklaroi se do të kërkohet ekstradimi.
Haradinaj mbetet në burg
Ramush Haradinaj do të mbetet në paraburgim deri sa gjykata franceze të shqyrtojë kërkesën për ekstradim nga Serbia. Lajmi është bërë publik nga agjencia “Reuters” që pëgënjeshtron shpresat se Haradinaj do të lirohej. Ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës u bë në pjesën franceze të Bazelit pas një urdhëri të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Ndërkohë Haradinaj është gjykuar dy herë nga Gjykata e Hagës dhe në vitin 2012 për të u dha pafajësia.
http://koha.net/?id=27&l=150500
“Marrëdhëniet me Serbinë në pikën Zero”?
Arrestimi i Ramush Haradinajt ka kapërcyer kufijtë e një akti formal që vihet në lëvizje nga urdhër arresti. Bota politike shqiptare në përgjithësi po e lexon atë si një zhvillim politik i cili ka një prapavijë. Fakti që arresti ka ndodhur në Francë tingëllon edhe më shumë për nga konteksti historik, ndërkohë që në Kosovë kanë reaguar të gjitha autoritetet. “Koha Ditore” shkruan se lajmi i raportuar nga agjencia shtetërore serbe e lajmeve “Tanjug” se presidentit serb, Tomislav Nikoliç, i është dhënë leja për të vizituar Kosovën, nuk është i vërtetë.
Daçiç zgjon serbët: Më mirë me Trump, por mos prisni që ai të kthejë Kosovën
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar në një intervistë për një television vendas, se është pozitive fitorja e Donald Trump në SHBA, por asnjë nuk duhet të presë se ai do t’ia kthejë Kosovën Serbisë.
"Nuk cenohet politika e neutralitetit"
Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka sqaruar për televizionin RTS arsyen pse u blenë nga Rusia 6 Mig 29. Sipas tij, kjo paketë ushtarake nuk cenon politikën e neutralitetit të Serbisë, ndjekur deri më tani me kujdes dhe pa prekur kursin europian të saj.
Paketë 230 milionë euro - ofertë ushtarake nga Rusia për Serbinë
230 milionë euro – kjo është shifra e mundshme për modernizimin e ushtrisë serbe. Paketa do të mundësohet nga një marrëveshje me Rusinë, ku së fundmi ndodhet për vizitë kryeministri serb, Aleksander Vuçiç. Sipas këtij të fundit, nëse Serbia do ë blinte pajisjet dhe avionët Mig29, ato do t’I kushtonin asaj 600 milionë euro. Vuçiç, që vizitoi edhe disa mjedise ushtarake në Rusi, e ka cilësuar këtë etapë modernizimi që përfshin avionë, tanked he mjete të tjera si moment transformimi.
“Nuk ka për të qenë më e njëjta ushtri”, citojnë mediat serbe kryeministrin.
“Të rihapet hetimi për vrasjen e Zoran Gjinxhiç”
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç thotë se për zbardhjen e vrasjes së ish-kryeministrit Zoran Gjinxhiç duhet të rihapen hetimet dhe se ato duhet të orientohen drejt prapvijës politike të vrasjes.
“Nuk kam besuar kurrë në efiçencën e komisionit hetimor dhe rezultatet e tij. Kam më shumë besim në aftësinë e inspektorëve të mirë trajnuar dhe mirë arsimuar të policisë dhe të njerëzve nga prokuroria për të zbardhur të vërtetën nëse ata duan ta bëjnë këtë gjë. Nuk është puna e Parlamentit që të hetojë vrasjet”, i tha Nikoliç tabloidit “Kurir”.