serbia

Serbia larg NATO-s/Merr pjesë në operacionet humanitare në Siri të iniciuara nga Rusia

Postuar në 09 Gusht, 2016 16:17

Serbia është bërë pjesë e operacioneve humanitare të ndërmarra nga Rusia në Siri. Lajmi është bërë  ditur nga agjencia ruse e lajmeve “TASS”, sipas së cilës Serbia dhe krahas saj edhe Kina, kanë ofruar mbështetje përmes ministrive të tyre të Mbrojtjes. Ndihma po jepet për popullsinë e Halepit, ku së fundmi u zhvillua një betejë e ashpër mes forcave qeveritare dhe grupeve rebele. Rusia dhe SHBA janë përfshirë në një garë për ndikim në Siri, ndërkohë që lidhur me ndihmën humanitare, Moska zyrtare ftesën ia ka drejtuar formalisht edhe Washingtonit. 

 

Tensione në Ballkan/Zagrebi i shqetësuar për stërvitjen serbo-ruse “Vëllazëria sllave 2016”

Postuar në 06 Gusht, 2016 00:59

Marrëdhnëiet serbo-kroate janë acaruar shumë së fundmi, aq sa nuk po mungojnë as terma që kujtojnë luftën. Përveç çështjes “Stepinac”, që është de facto revizionim i të shkuarës naziste të Kroacisë, së fundmi disa deklarata të Presidentes kroate, Kitaroviç, sipas së cilës operacioni “Stuhia” në vitin 1995, ishte etikisht i pastër dhe i shkëlqyer, kanë provokuar edhe më shumë gjakrat.

Çështja “Stepinac”, tensione diplomatike mes Serbisë dhe Kroacisë

Postuar në 27 Korrik, 2016 12:48

Çështja “Stepinac” ka sjellë tensionim të raporteve serbo-kroate. Vendimi i një gjykate kroate për të rrëzuar vendimin e gjyqit jugosllav të vitit 1946 për dënimin e peshkopit të Zagrebit Alojzije Stepinac, si bashkëpunëtor i fashizmit dhe nazizimit dhe pjesëmarrës dhe organiztaor i konvertimeve me forcë të serbëve ortodoksë, është vlerësuar nga Beogradi zyrtar si një hap mbrapa dhe me pasoja. Në këtë kuadër, Ministria e Jashtem serbe, i ka dërguar në notë proteste Zagrebit përmes së cilës kujton se OKB dhe BE-ja e ndalon restaurimin e ideologjive fashiste dhe të fashizmit.

Stepinac i pafajshëm. Një gjykatë kroate anullon vendimin e vitit 1946

Postuar në 23 Korrik, 2016 14:17

Një vendim i një gjykate kroate për të anulluar pas vdekjes vendimin e dënimit me 16 vjet burg të peshkopit të Zagrebit, Alojzije Stepinas, ka ricikluar debatin dhe tensionin mes Serbisë dhe Kroacisë.

“Duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me shqiptarët”

Postuar në 05 Korrik, 2016 10:27

Serbia dëshiron të vendosë marrëdhënie sa më të ngushta të mundshme me Shqipërinë. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri serb, Alexander Vuçiç, gjatë takimit me homologun e tij, Edi Rama në kuadër të Samitit të Parisit. Dje u bë i ditur lajmi se të dyja vendet do të organizojnë një konferencë të përbashkët të biznesit dhe të politikës në funksion të forcimit të këtij bashkëpunimi. Por një rëndësi jo të vogël kanë edhe fjalët e kryeministrit serb, që ka folur hapur në favor të miqësimit serbo-shqiptar.

Vuçiç i thotë jo referendumit për hyrjen e Serbisë në BE

Postuar në 03 Korrik, 2016 18:03

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, deklaroi për gazetën Bild se vendi i tij nuk do ndërmarrë asnjë referendum për hyrjen ose jo në Bashkimin Evropian. Beogradi shpreson që të bëhet anëtar i Unionit në vitin 2020 dhe Vuçiç e ka bërë të qartë se objektivi i qeverisë së tij është integrimi i vendit në Bashkimin Europian.

Kroacia dhe Britania i thonë “jo” hapjes së negociatave të anëtarësimit mes Serbisë dhe BE-së

Postuar në 27 Qershor, 2016 19:17

Kroacia dhe Britania e Madhe kanë refuzuar edhe njëherë çeljen e negociatave të anëtarësimit mes Serbisë dhe Bashkimit Europian. “Kroacia veproi kështu për arsye thelbësore, ndërkohë që Britania për arsye teknike të lidhura me situatën e daljen nga BE-ja”, raporton  “B92”. Kroacia ka kundërshtuar pasi i përmbahet qëndrimit të vet për krimet e luftës dhe përgjegjësisë së Serbisë në luftën në ish-Jugosllavi si dhe kërkesave për minoritetin kroat. 

 

"Serbia nuk mund të jetë neutrale nëse dëshiron të hyjë në BE"

Postuar në 23 Qershor, 2016 13:42

Hyrja në Bashkimin Europian i jep fund neutralitetit në politikën e jashtme. Këtë ka thënë lidhur me Serbinë, ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth për gazetën serbe “Vecernje Novosti”. “BE-ja dhe vendet anëtare të tij janë në vend të parë për Serbinë kur vjen puna për tregëtinë, investimet dhe bashkëpunimin politik. Më tej akoma, Serbia mban marrëdhënie me vende të tjera dhe askush nuk pret që ato të dëmtohen. Gjithsesi, ju dëshironi t’i bashkoheni BE-së, çka do të thotë se ju duhet të deklaroheni në përputhje me poizicionet e BE-së për politikën e jashtme.

Serbia dhe Kroacia ulen për paqen

Postuar në 20 Qershor, 2016 20:20

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë nënshkruar një deklaratë në Suboticë të Vojvodinës për avancimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e çëshjeve të hapura ndërmjet dy vendeve. Dy liderët u takuan në mënyrë simbolike mbi një urë në lumin Danub që i lidh dy vendet.
Grabar –Kitarovic dhe Vucic kanë thënë se do të synojnë të përmirësojnë raportet që janë tensionuar kohëve të fundit edhe për shkak të bllokadës që po i bën Kroacia rrugës së Serbisë drejt BE’së.

Historiani Ferguson: “Perëndimi gaboi me Kosovën”

Postuar në 15 Qershor, 2016 18:32

Kosova është e ekspozuar ndaj ekstremizimit dhe ky nuk është më thjesht një raportim gazetares. Kjo ide po gjen mbështetje edhe në njerëz me ndikim si historiani Niall Ferguson, i cili në një intervistë për gazetën serbe “Politika” thotë se “Perëndimi gaboi me Kosovën”. “Kemi krijuar  një shtet të rrezikshëm dhe të paqëndrueshëm”, vijon ai, duke iu referuar ekstremizmit islamik. Sipas këtij historiani, gabimi nuk qëndron me ndërhyrjen ushtarake, por me njohjen e pavarësisë, duke ditur se “Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën”.

Pages

Subscribe to RSS - serbia