Stepinac i pafajshëm. Një gjykatë kroate anullon vendimin e vitit 1946

Postuar në 23 Korrik, 2016 14:17

Një vendim i një gjykate kroate për të anulluar pas vdekjes vendimin e dënimit me 16 vjet burg të peshkopit të Zagrebit, Alojzije Stepinas, ka ricikluar debatin dhe tensionin mes Serbisë dhe Kroacisë.

Vendimi u dha me dyer të mbyllura nga gjykatësi Ivan Turudis dhe si proces ishte vënë në lëvizje nga një nip i Stepinac. Por çështja shkon më thellë, në vitin 1992.
Asokohe Asambleja e Kroacisë miratoi një deklarët sipas së cilës dënohej akti i dënimit politik të Alojzije Stepinac. Teknikisht në veprim është vënë Kodi i Procedurës Kriminale i vitit 2009, që sanksionon se personat e gjetur fajtorë dhe të dënuar si pasojë e abuzimeve me pushtetin politik nga gjykatat jugosllave, mund të kërkojnë anulimin e vendimeve përmes një rishikimi të procesit gjyqësor.

Stepinac është dënuar siç raporton “B92” në vitin 1946 për bashkëpunim me pushtuesit gjermanë dhe italianë gjatë periudhës së sundimit të ustashëve të Paveliçit në Kroaci. Ai akuzohet edhe për konvertime me forcë të ortodoksëve në katolikë dhe në dënimin e tij parashikohej si masë, puna e detyruar dhe humbja e të drejtave civile për pesë vjet.

Çështja ka fituar një karkter ndërkombëtar, pasi me iniciativën e Papa Françeskut është ngritur një komision i përzier mes Kishës Katolike Kroate dhe asaj Ortodokse Serbe për të vlerësuar rolin e Stepinac. Por vendimi i fundit duket se minon dialogun e nisur, pa folur për përpjekjet e vazhdueshme të qarqeve kroate për të rishikuar historinë e Luftës së Dytë Botërore. Kundrejt vendimit, Serbia ka reaguar në rrugë shtetërore dhe zyrtare: Presidenti Nikoliç deklaroi se Europa nuk mund të injorojë këto zhvillime, njësoj si ministri i Jashtëm, Daçiç, sipas të cilit mund të vijë një ditë që të rehabilitohet edhe Hitleri me Musolinin.

http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2016&mm=07&dd=22&nav_id=98694

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=07&dd=22&nav_id=98702

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.