"Serbia nuk mund të jetë neutrale nëse dëshiron të hyjë në BE"

Postuar në 23 Qershor, 2016 13:42

Hyrja në Bashkimin Europian i jep fund neutralitetit në politikën e jashtme. Këtë ka thënë lidhur me Serbinë, ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth për gazetën serbe “Vecernje Novosti”. “BE-ja dhe vendet anëtare të tij janë në vend të parë për Serbinë kur vjen puna për tregëtinë, investimet dhe bashkëpunimin politik. Më tej akoma, Serbia mban marrëdhënie me vende të tjera dhe askush nuk pret që ato të dëmtohen. Gjithsesi, ju dëshironi t’i bashkoheni BE-së, çka do të thotë se ju duhet të deklaroheni në përputhje me poizicionet e BE-së për politikën e jashtme. Nuk mund të ketë disa “pozicione neutrale” të në shteti që kërkon anëatrësimin”, është shprehur Roth(http://www.foxnews.com/science/2016/06/22/bizarre-long-headed-woman-from...).

Ai ka bërë edhe një nënvizim që ka vlerë edhe për Shqipërinë e që lidhet me normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët. “Përpara pranimit të Serbisë në BE është e domosdoshme normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën në formën e një marrëveshjeje legale. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova gjithashtu, kanë perspektiva konkrete pranimi, por ne nuk dëshirojmë që të importojmë konflikte bilaterale në BE”, shprehet zyrtari gjerman. Ky shembull kujton rastin e marrëdhënieve mes Sllovenisë dhe Kroacisë për gjiun e Piranes, apo edhe rastin e konfliktit mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar. Këtu ndoshta do kërkuar edhe qasja e qeverisë aktuale për çështjen e detit, sa kohë që është njoftuar mbërritja e një eksperti austriak për trajtimin e problemeve të fqinjësisë dhe kufijve. Ndërkombëtarizimi i këtij problemi, njësoj si me çështjen çame do të diktonte, në prag të anëatërsimit të Shqipërisë, një ndërmjetësim të BE-së.

Nga ana tjetër, Roth ka hedhur poshtë deklaratat e kryeministrit serb. Alexander Vuçiç, sipas të cilit SHBA dhe BE-ja duan destabilizimin e Serbisë. Ai ka kujtuar se për periudhën 2014-2020 këtij vendi i janë akorduar 1.5 miliardë euro, që provon të kundërtën e asaj që thotë Vuçiç.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.