Paketë 230 milionë euro - ofertë ushtarake nga Rusia për Serbinë

Postuar në 22 Dhjetor, 2016 11:54

230 milionë euro – kjo është shifra e mundshme për modernizimin e ushtrisë serbe. Paketa do të mundësohet nga një marrëveshje me Rusinë, ku së fundmi ndodhet për vizitë kryeministri serb, Aleksander Vuçiç. Sipas këtij të fundit, nëse Serbia do ë blinte pajisjet dhe avionët Mig29, ato do t’I kushtonin asaj 600 milionë euro. Vuçiç, që vizitoi edhe disa mjedise ushtarake në Rusi, e ka cilësuar këtë etapë modernizimi që përfshin avionë, tanked he mjete të tjera si moment transformimi.

Nuk ka për të qenë më e njëjta ushtri”, citojnë mediat serbe kryeministrin.

Vuçiç ka bërë të ditur se ndihma ruse në këtë drejtim përfshin edhe një sistem mbrojtjeje raketore Buk M2(në negociim) dhe Tunguska përveç 6 Mig 29. Një armatosje e vërtetë në një rajon të nxehtë si Ballkani. 

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=12&dd=21&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.