Asnjë fjalë për Vuçiç. “Arrestimi i Haradinajt, çështje komplekse”

Postuar në 06 Janar, 2017 19:55

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një opinion – qëndrim  mbi arrestimin e Ramush Haradinajt. Në asnjë prej rreshtave të tij nuk përmendet Beogradi zyrtar apo Aleksander Vuçiç, i cili në konferencën për shtyp të para dy ditëve deklaroi se do të kërkohet ekstradimi.

Kjo shmangie e kryeministrit në emërtimin e përgjegjësive duke vijuar me akuzat për Serbinë e Millosheviçit, ekspozon atë miqësinë e tij me “mikun Aleksander”, që u shit si aftësi diplomatike. Partia Demokratike përmes një deklarate i ka kërkuar Kryeministrit që të lërë opinionet e të ndërmarrë veprime konkrete, qoftë edhe “duke i bërë një telefonatë kryeministrit”.

Dramatik është fakti se edhe këtë situatë Rama po kujdeset që ta menaxhojë pa iu dëmtuar imazhi dhe vetë opinioni flet për këtë, kur prek stabilitetin e Ballkanit. Ai u akuza dhe u sulmua për ato që tha herën e fundit në Beograd dhe fare mirë mund të qëndronte i tërhequr. Por kjo është një çështje që e kërkon protagonizmin dhe natyrisht që drejtuesi i ekzekutivit nuk mund të mbetet pas ministrit të Drejtësisë p.sh.

Opinioni në vetvete nuk thotë asgjë me vlerë, ai thjesht siguron një shfaqje të kryeministrit, i cili në një prej replikave me një prej komentuese sqaron se më shumë sesa në tekstin kryesor:

Mekanizmat diplomatike jane aktivizuar qysh ne minuten e pare! Por kjo çeshtje siç jam munduar ta pershkruaj me lart, eshte komplekse dhe nuk ben me pergjegjesi ne kete rast as qeverine e Kosoves e as qeverine e Shqiperise. Shqiptaret s'kane qene kurre me te forte se sot dhe edhe me te forte do te jemi ne rrugen tone qe ka njemije e nje veshtiresi, po eshte e drejte dhe kjo ka rendesi themelore per te ardhmen”.  

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10154353882396523

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.