arrestimi
Orban: Trump po e arreston kampi pro-luftës në SHBA
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është shprehur se arrestimi i Donald Trump është shqetësues për mbarë botën. Në një intervistë në mediat hungareze, Orban ka deklaruar se ndalimi i Trump dhe sulmi ndaj tij me të gjithë forcën, po organizohet nga kampi pro-luftë në SHBA, nisur nga fakti se ai është i vetmi person që mund të ndalojë luftën e tanishme në Ukrainë. Në finale ai i ka bërë thirrje Trump të luftojë me të gjithë forcën pasi siç tha ai:
Bota ka nevojë për Ju!
Akuzat e reja për Donald Trump dhe pasojat për Amerikën
Donald Trump është sërish Lajm. Jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën. Arrestimi i tij në emër të 37 akuzave federale, përfaqëson një akt të paprecedentë për politikën amerikane, me implikmet në shkallë të gjerë. Kjo sepse ndalimi i një njeriu politik të këtij niveli e kontrakton në maksimum analizën e asaj që quhet Drejtësi dhe zbatim ligji, sidomos kur subjekti është vetë tipologjikisht aktor i relativizimit të ço gjëje.
Arrestohet Fredi Beleri
Kandidati i koalicionit, ‘"Bashkë Fitojmë" në Himarë, Fredi Beleri është arrestuar mesnatën e sē premtes.
Beleri ndodhej në restoranin e tij në Himarë kur u shoqërua ne polici, me dyshimin për blerje votash.
Kandidati i të djathtës u shoqërua nga uniformat blu të komisariatit të Himarës, për llogari të Prokurorisë së Vlorës.
Pas këtij të fundit, Beleri u transferua në Vlorē.
Nis gjykimi për 13 anëtarë të grupit “Barjols”. Akuzohen se planifikuan vrasjen e Macron më 2018
Pas katër vjetësh hetimesh, 13 anëtarë të grupit “Barjols” në Francë kanë hyrë në gjykim nën akuzën konspiracionit për kryerjen e një akti terrorist. 11 meshkuj dhe 2 femra të moshës 26-66 vjeç akuzohen se po përgatisnin ndër të tjera vrasjen e presidentit francez, Emmanuel Macron, sulme ndaj xhamive, imigrantëve etj.
Arrestohet Di Denaro, "bosi i fundit i madh" i Cosa Nostras siçiliane
Është arrestuar sot në Palermo Matteo Messina di Denaro, kapomafia i Castelvetranos në Trapani të Siçilisë. Ndalimi i tij është një epilog i sagës së korleonezëve, apo mafies së vjetër siçiliane në periudhën e gangsterizimit të saj dhe përmbysjes së dominimit të Cosa Nostras nga palermitanët. Di Denaro ishte në kërkim prej 30 vjetësh një rekord më vete ky që nuk kalon megjithatë atë të Bernardo Provenzanos, njeriut të dytë më të rëndësishëm të klanit të korleonezëve të drejtuar nga Salvatore Riina.
Arrestohet në Spanjë një prej pastruesve më të mëdhenj të parave në Europë
Europol njofton se më 12 shtator të këtij viti është arrestuar në Malaga të Spanjës një prej pastruesve më të mëdhenj të parave në Europë. Emri i personit nuk bëhet i ditur ndërkohë që ndalimi ka qenë rezultat i një hetimi të Spanish Guardia Civil, British National Crime Agency, Dutch National Police, Irish Garda (An Garda Síochána), në koordinim me European Financial and Economic Crime Centre të Europol.
Qameti ndodh në tetor/Burime nga SHBA: Pritet shpallja non grata e Enver Hoxhës dhe arrestimi i tij më datë 16
Sot jemi 14 shtator. Koha ka marrë për fresk. Nuk del dot lehtë pa një këmishë me mëngë të gjata.
Nën akuzë për krijim organizate kriminale, arrestohet ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi
Mediat rajonale raportojnë për arrestimin e ish-kryetares së Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica, e cila është ndaluar në aeroportin Golubovci. B92 referon “Vijesti” sipas të cilës Medenica është ndaluar për dy akuza: krijim I organizatës kriminale dhe abuzim me detyrën zyrtare.
Ministri kroat i Ndërtimit arrestohet për korrupsion
Ministri kroat i Ndërtimit, Darko Horvat, u arrestua sot pas një hetimi për korrupsion. Lajmin e dha vetë kryeministri Andrej Plenkoviç, i cili tha para gazetarëve se abuzimi ka të bëjë me subvencionet për bizneset në vitin 2018 dhe për këtë arsye, Horvat nuk do të jetë më pjesë e kabinetit.
Megjithatë, Plenkoviç kritikoi prokurorët për rrethanat e arrestimit të Horvat, duke thënë se momenti i arrestimit duket se fsheh edhe arsye politike.
Hetimi ndaj kancelarit austriak çon në pranga të akuzuarin e parë
Sabine Beinschab është personi i parë që arrestohet në kuadër të hetimit të nisur ndaj Sebastian Kurz në Austri.