arrestimi
Hetimi ndaj kancelarit austriak çon në pranga të akuzuarin e parë
Sabine Beinschab është personi i parë që arrestohet në kuadër të hetimit të nisur ndaj Sebastian Kurz në Austri.
Katari arreston për korrupsion ministrin e Financave
Katari vë në pranga ministrin e Financave. Mediat vendase raportojnë se Ali Shareef al-Emadi është arrestuar për abuzim me fondet shtetërore.
Në Katar ka pasur shpesh arrestime të kësaj natyre, por burimet zyrtare thanë se Emadi është figura e profilit më të lartë që përballet me akuza korrupsioni nën sundimin e Emirit Shejh Tamim bin Hamad Al-Thani.
Ish-presidentja e Bolivisë arrestohet për grusht shteti
Presidentja e përkohshme që mori detyrën në Bolivi pas rrëzimit të Evo Morales është arrestuar me dyshimin e organizimit të një kryengritjeje.
Jeanine Anez u vu në pranga pasi gjykata lëshoi të premten urdhrin e arrestimit të saj, njoftoi ministri Carlos del Castillo në Twitter. Ai e cilësoi arrestimin si një hap përpara për t'i dhënë popullit bolivian drejtësinë e merituar.
Rryshfet dhe korrupsion 3 mld dollarë. 32 të arrestuar në Arabinë Saudite
Autoritetet saudite kanë arrestuar 32 persona nën akuzën e korrupsionit dhe transfertave të parave që kapin shumën e 3.07 miliardë dollarëve.
Solidaritet me Hashim Thaçin, por asnjëherë me Drejtësinë
Hashim Thaçi ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra e Presidentit të Kosovës duke i dhënë fund i detyruar pengmarrjes së një vendi të tërë. Atij i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale bashkë me luftëtarë të tjerë të UÇK-së, aktakuzë e cila duhet të provojë kryerjen e krimeve prej tyre. Shumëkush mund të mendojë se kemi të bëjmë me një spastrim të skenës politike të Kosovës. Ndoshta, por nëse kjo bëhet në emër të zbardhjes së fakteve dhe dhënies së drejtësisë, duhet përshëndetur.
Arrestohet për mashtrim Steve Bannon
Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon është arrestuar sot nën akuzën e mashtrimit me fondet për ndërtimin e murit me Meksikën. Bannon dhe tre persona të tjerë akuzohen se kanë abuzuar me fondet e fushatës “Ne ndërtojmë Murin” përmes së cilës u mblodhën 25 milionë dollarë.
Arrestohet barezi islamik Nicola - Isa. Sgarbi: Kjo ndodh kur zëvendëson orekietet me qebapin
Në Itali është arrestuar një 38 vjeçar nën akuzën e propagandimit të ideve radikale të ISIS. Nicola Ferrara me origjinë nga Bari, rezident në Milano, është konvertuar në Islam dhe quhej Isa. Nicola i kthyer në Isa aderonte në drejtimin salafit të Islamit dhe në vitin 2001 kishte qenë pjesë e një misioni paqeruajtës në Shqipëri. Ai propagandonte ndër të tjera se koronavirusi është një krijim i Allahut, një ndëshkim.
Video/Korrespondenti i CNN në Mineapolis arrestohet live
Korrespondenti i CNN në Mineapolis, Omar Jimenez është arrestuar në transmetim live kur ishte duke raportuar për protestat që kanë nisur pas vrasjes së George Floyd. Jimenez është lënë i lirë pak më vonë.
Arrestohet nën akuzën e vrasjes
Pas tri ditëve protesta në Mineapolis, është ekzekutuar arrestimi i policit Derek Chauvin, personi që shfaqet në videoja dramatike që provokoi vdekjen e afroamerikanit, George Floyd.
Protesta në Mal të Zi pas arrestimit të peshkopit serb, Joanikije
Disa dhjetëra qytetarë nga Andrijevica në Malin e Zi kanë bllokuar qytetin e Slatinës në shenjë proteste ndaj arrestimit të peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije, që drejton dioqezën e Budimlje-Nikshiqit.
Siç raportojnë mediat serbe rezidentët kanë bllokuar rrugën Berane-Andrijevica-Plavë që nga ora 11 e paradites së sotme duke përdour makina dhe motorrë.