Rryshfet dhe korrupsion 3 mld dollarë. 32 të arrestuar në Arabinë Saudite
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2021/01/2020-03-30T112246Z_538074628_RC2BUF9YNMEV_RTRMADP_3_HEALTH-CORONAVIRUS-GULF-ECONOMY_2021_01_28_23.jpg?itok=BPBEL9YG)
Autoritetet saudite kanë arrestuar 32 persona nën akuzën e korrupsionit dhe transfertave të parave që kapin shumën e 3.07 miliardë dollarëve. Njoftimi është dhënë nga Autoriteti Anti-Korrupsion, njohur si “Nazaha”, sipas të cilit çështja ka nisur fillimisht kundër disa punoënjësve të bankave që në këmbim të rryshfetit kanë pranuar depozitimin dhe mandej transfertën e shumave të mëdha të parave që nuk u dihet origjina.
Autoritetet deklarojnë se në “bandën e organizuar” bëjnë pjesë biznesmenë, mes të cilëve 5 janë arrestuar në flagrancë duke shkuar në bankë për të depozituar 2.61 milionë dollarë kesh. Autoriteti nuk ka sqaruar më tej se për cilët persona bëhet fjalë dhe për nivelin e implikimit, që duket se përfshin disa vende.
Add new comment