Treni i kthyer mbrapsht, Serbia e cilëson çështje të sigurisë kombëtare

Postuar në 15 Janar, 2017 12:00

Pas incidentit me trenin e ndaluar në Rashkë, presidenti serb, Tomislav Nikoliç, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare në ndërtesën e ushtrisë. 

Mbledhja urgjente është thirrur pas situatës së krijuar me trenin “Kosova është Serbi”, një linjë direkte nga Beogradi në Mitrovicë që Serbia synonte ta promovonte”, raporton “Koha Ditore”. 

Nuk është pa domethënie që treni ishte dhuratë e Rusisë ndërkohë që ky akt, karakteristik për llojin e politikës provokative ku ndihet mirë Serbia u vu në lëvizje pas lirimit të Ramush Haradinajt. Pyetja që lind tashmë është se pse kërcënohet siguria kombëtare serbe nga ndalimi i një treni që do të hynte në një territor që është jashtë Serbisë. Dhe që është jashtë Serbisë, qoftë edhe në planin administrativ, këtë e vërteton dialogu Kosovë – Serbi që implikon njohjen e Kosovës nga Serbia.

Ka disa analiza që e kanë lidhur acarimin serb me vijimin e udhëtimit eventual të Haradinajt drejt ShBA-së duke përthyer për kundërveprim në Balllan një politikë ruse. Duhet thënë se Serbis është disi vetëm në këtë lojë, pasi përpjekja për krisjen e stabilitetit të Malit të Zi dështoi dhe marrëdhëniet e këtij vendi me Shqipërinë cilësohen formalisht prioritare. Ministri i Jashtëm malazaez Srdan Darmanoviç zhvilloi vizitën e vet të parë jashtë në Shqipëri, ndërkohë që në Ballkan vetëm Greqia dhe Rumania nuk e njohin Kosovë.

Pikëpyetje lindnin edhe nga heshtja e Tiranës zyrtare, drejtuesit e të cilës pak kohë më parë nuk linin rast pa folur apo pa promovuar edhe libra në Beograd që asokohe dukej si një qytet që nuk ishte edhe aq larg. 

Comments

Submitted by andi 1 (not verified) on

Rama e ka gojën të mbushur me M...., prandaj nuk flet dot.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.