Çështja “Haradinaj”, mediat serbe flasin “për evidenca të reja”

Postuar në 11 Janar, 2017 14:53

Beogradi zyrtar duket i vendosur të çojë përpara axhendën e vet politike me kërkesën për eksradim të Ramush Haradinajt.Televizioni N1, raporton se Prokuroria serbe ka të dhëna të reja për krimet e Haradinajt, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë. Agjencia “B92” shton se prokuroria serbe do t’i dërgojë materialet për Haradinajn në Gjykatën franceze sapo ato të jenë përkthyer, ndërkohë që pardje, lidhur po me këtë çështje, ministri Jashtëm serb, Ivica Daçiç, foli për sulme të mundshme ndaj ambasadave serbe në Europë.

http://www.b92.net/eng/news/crimes.php?yyyy=2017&mm=01&dd=11&nav_id=100208

Ky është një moment delikat pas të cilit ende nuk lexohet mirë se për çfarë bëhet fjalë. Haradinaj është gjykuar dy herë nga drejtësia ndërkombëtare dhe është e qartë se standardi i saj nuk mund të konkurohet nga drejtësia serbe. Kjo jo për paragjykim, por pasi mosbesim ndaj saj shfaqi  para disa ditësh edhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç. Ai kërkoi rihapjen e hetimive për vrasjen e Zoran Gjinxhiç, ish-kryeministri i vrarë i Serbisë, duke shprehur mosbesim të thellë në hetimet para. Ndonëse ato u udhëhoqën nga një komision parlamentar, establishmenti që realizoi atë proces është sot në fuqi në Serbi. Mbetet punë për t’u bërë edhe nga diplomacia shqiptare, sidomos ajo e Kosovës, pasi nga Shqipëria është e qartë se kur vjen puna te Beogradi, sytë vetëm ulen në tokë.

http://www.respublica.al/2017/01/11/%E2%80%9Ct%C3%AB-rihapet-hetimi-p%C3...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.