"Nuk cenohet politika e neutralitetit"

Postuar në 24 Dhjetor, 2016 11:02

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka sqaruar për televizionin RTS arsyen pse u blenë nga Rusia 6 Mig 29. Sipas tij, kjo paketë ushtarake nuk cenon politikën e neutralitetit të Serbisë, ndjekur deri më tani me kujdes dhe pa prekur kursin europian të saj.

Nuk jam nga ata që kur shkon në Moskë thotë një gjë, por kur shkon në Washington thotë një tjetër. Në Moskë unë them se ne jemi në rrugën europiane, në Washington unë them se ne nuk do të vendosim sanksione ndaj Federatës Ruse. Blerja e tanishme është për qëllim të mbrojtjes së qyteteve tona, fshatrave dhe urave dhe jo për të drejtuar ndonjë lloj fushate në luftë. Fati që përjetuan në 1995 dhe në 1999 nuk do të përsëritet. Serbia ka mësuar nga gabimet dhe do të ketë një të ardhme më të mirë”, tha Vuçiç.

Blerja e armëve të fundit e çon njësinë e avionëve Mig29 në 10 dhe kjo i jep superioritet ushtarak Serbisë në rajon. Po kështu ajo do të paguajë vetëm për sistemet raketore që merr bashkë me avionët.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=12&dd=23&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.