“Të rihapet hetimi për vrasjen e Zoran Gjinxhiç”
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç thotë se për zbardhjen e vrasjes së ish-kryeministrit Zoran Gjinxhiç duhet të rihapen hetimet dhe se ato duhet të orientohen drejt prapvijës politike të vrasjes.
“Nuk kam besuar kurrë në efiçencën e komisionit hetimor dhe rezultatet e tij. Kam më shumë besim në aftësinë e inspektorëve të mirë trajnuar dhe mirë arsimuar të policisë dhe të njerëzve nga prokuroria për të zbardhur të vërtetën nëse ata duan ta bëjnë këtë gjë. Nuk është puna e Parlamentit që të hetojë vrasjet”, i tha Nikoliç tabloidit “Kurir”.
Sipas kreut të shtetit serb rruga e duhur do të ishte krijimi i një skuadre ekspertësh për të informuar nëse kemi apo jo të dhënat, nëse vendimet e marra për këtë çështje janë bazuar mbi evidenca të padiskutueshme apo mbi vullnetin politk. Presidenti serb ka shtuar se vendimi për dënimin e Legijas si autor i vrasjes së kryer në vitin 2003, nuk e zbardh të gjithë të vërtetën, pasi për këtë akt ka një nëntekst politik që duhet sqaruar. Ai ka bërë aludime mbi mënyrën sesi u mor në pyetje ish-zv. Kryeministri Nebojsha Covic, seanca me të cilin zgjati vetëm katër orë.
“Nëse ai u pyet në lidhje me vrasjen vetëm për katër orë, atëherë ai nuk është pyetur fare, pasi dy orë ikin vetëm duke bërë kafenë dhe një bisedë të shkurtër”, tha Nikoliç. http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=12&dd=19&nav_id=99996
Nuk dihet nga udhëhiqen këto deklarime të kryeministrit serb, por nuk mund të përjashtohet se ato janë në kuadër të presionit politik që socialistët po ushtrojnë ndaj kryeministrit Alexander Vuçiç. Një zyrtare e Partisë Socialiste, Marija Obradovic, ka deklaruar se duhet riparë koalicioni me partinë e kryeministrit. Vetë Vuçiç ka deklaruar se nëse vendi do të shkojë apo jo në zgjedhje të parakohshme, do të qartësohet në janar ose në shkurt.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=12&dd=19&nav_id=10...
Add new comment