covic

“Të rihapet hetimi për vrasjen e Zoran Gjinxhiç”

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 19:43

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç thotë se për zbardhjen e vrasjes së ish-kryeministrit Zoran Gjinxhiç duhet të rihapen hetimet dhe se ato duhet të orientohen drejt prapvijës politike të vrasjes.

Nuk kam besuar kurrë në efiçencën e komisionit hetimor dhe rezultatet e tij. Kam më shumë besim në aftësinë e inspektorëve të mirë trajnuar dhe mirë arsimuar të policisë dhe të njerëzve nga prokuroria për të zbardhur të vërtetën nëse ata duan ta bëjnë këtë gjë. Nuk është puna e Parlamentit që të hetojë vrasjet”, i tha Nikoliç tabloidit “Kurir”.

Subscribe to RSS - covic