vrasja
Video/Izraeli ekzekutoi Sinwar pa tentuar kapjen dhe gjykimin
Ushtria izraelite ka publikuar pamjet video të vrasjes së Yahya Sinwar, kreu i Hamas dhe ideatori i sulmeve të 7 tetorit.
Ai shfaqet i paralizuar në një kolltuk, i plagosur dhe tenton të godasë dronin që po e filmon. Sipas informacioneve të deritanishme, Sinwar ka qëndruar me orë i plagosur dhe mandej u ekzekutua siç shihet nga fotot me kafkë të shqyer dhe një qitje depërtuese në mollëzë e majtë.
Në stilin e amerikanëve, Izraeli nuk ka tentuar kapjen dhe gjykimin, por ekzekutimin dhe filmimin.
Vritet në veri një efektiv i policisë së Kosovës
Përshkallëzohet situata në veri të Kosovës.
Një efektiv i policisë së Kosovës është vrarë mëngjesin e sotëm në fshatin Banjskë të komunës së Leposaviqit, kurse një tjetër është plagosur.
Mediat e Kosovës raportojnë se një grup i armatosur kanë bllokuar magjistralen që lidh Mitrovicën me Leposaviq dhe kanë sulmuar me armë veturën zyrtare të policisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se
Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda.
Spekullime për konflikt mes ushtrisë dhe grupit “Wagner”. Vritet blogeri pro luftës Vladlen Tatarsky
Është vrarë në Shën Petersburg një propagandist i njohur i luftës në Ukrainë, Vladlen Tatarsky. Një kuti me një statujë është dërguar në një bar e cil aka shpërthyer duke kënë të vdekur Tatarskyn dhe 25 persona të tjerë të plagosur.
Vdekja e dhunshme e Johan de Witt: Kur hollandezët vranë dhe hëngrën kryeministrin e tyre
Gjatë shekullit të XVII, në periudhën që njihet në histori si Shekulli i Artë i Hollandës, Johan de Witt konsiderohej si një ndër personalitet më të shquara të vendit. Hollanda filloi të konsolidohej si fuqi europiane përmes flotës së saj, falë së cilës fitoi një vend të rëndësishëm në tregtinë ndërkombëtare. Johan de Witt qëndroi në pushtet si kryeministër për gati njëzet vjet. Njihet në histori si një ndër vrasjet më shokuese dhe ndër të paktat raste kanibalizmi të regjistruara nga shekulli i XVII.
Një Shqipëri që nuk beson më te Fjala
Edi e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë. Një lider i vërtetë nuk dallon vetëm për nga jehona e politikave të tij, por edhe nga vullneti për të bërë kalime në regjistra dhe mos humbur durimin. Këtu, ta pranojmë, z. Rama ia kalon të gjithë bagëtive politike të PS-së.
Pretendimi i SHBA: Irani tentoi të vriste John Bolton si hakmarrje ndaj vrasjes së Soleimanit
Departamenti amerikan i Drejtësisë pretendon se ka zbuluar një komplot të Iranit për të vrarë ish-këshilltarin e Presidentit Donald Trump për Sigurinë, John Bolton. Sipas departamentit një 45 vjeçar Iranian i quajtur Shahram Porsafi, i njohur edhe si Mehdi Rezayi, ka ofruar 300 mijë dollarë për vrasjen e Bolton. Sipas të njëjtit pretendim, vrasja ishte konceptuar si hakmarrje ndaj vrasjes me urdhër të Turmp të ish-kreut të Gardës Revolucionare, Qasem Soleimani.
SHBA njofton vrasjen e liderit të Al Qaeda-s, Ayman al-Zawahiri
Autoritetet amerikane kanë njoftuar se kanë vrarë liderin e Al-Qaedas, Ayman al-Zawahiri. Sipas tyre, eliminimi ka ndodhur gjatë një operacioni special në Afganistan më 31 korrik të këtij viti.
Më 31 korrik, me orën lokale 6:18 am, SHBA ndërmorën një operacion special kundërterrorizmi në Kabul, Afganistan, nën drejtimin e presidentit që shënjestronte liderin e Al Qaeda-s, Ayman al-Zaëahiri, që ishte zëvendësi i Osama bin Laden më 11 shtator, gjatë sulmeve mbi kullat binjave dhe pasues i tij në vitin 2011
Nuk vodhi, iku, e vranë!!!
Ish-kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, Shinzo Abe është qëlluar gjatë një fjalimi elektoral dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital. Vraësi, Yamagami Tetsuya, 41 vjeçar, ish-pjesëtar i forcave të marinës, ka deklaruar se ishte i pakënaqur me Aben.
Pasi ka shtirë dy herë, Yamagami ka hedhur armën në tokë dhe ka qëndruar pa lëvizur. Për nga dinamika e ngjarjes, duket se autori ka qenë aty me synimin e qartë të vrasjes të cilën e shpjegon vetëm ai.
Gjermania dëbon dy diplomatë rusë
Gjermania ka dëbuar dy diplomatë rusë, pasi një gjykatë në Berlin dënoi një shtetas rus me burgim të përjetshëm për vrasjen e një gjeorgjiani me etni çeçene në një park të Berlinit në vitin 2019. Vendimi për dëbimin erdhi pasi gjykata konkludoi se vrasja ishte kryer me urdhër të Moskës, raporton France 24.
Drejtësia serbe provon vrasjen e gazetarit Ćuruvija nga shteti
Gjykata e Lartë në Beograd dënoi dje katër ish-oficerë të sigurimit shtetëror serb për vrasjen e gazetarit Slavko Ćuruvija. Pronari i gazetës me tirazh të lartë në atë kohë “Dnevni Telegraf”, e përditshmja e parë private e Serbisë, dhe i revistës javore “Evropljanin”, u vra më 11 prill 1999, jashtë shtëpisë së tij, pranë ndërtesës së Parlamentit Jugosllav.
Kryetari i Komisionit për hetimin e vrasjeve të gazetarëve, Veran Matiq, thotë se vendimi provon qartë se ai u vra nga vetë shteti.