Video/Izraeli ekzekutoi Sinwar pa tentuar kapjen dhe gjykimin
Ushtria izraelite ka publikuar pamjet video të vrasjes së Yahya Sinwar, kreu i Hamas dhe ideatori i sulmeve të 7 tetorit.
Ai shfaqet i paralizuar në një kolltuk, i plagosur dhe tenton të godasë dronin që po e filmon. Sipas informacioneve të deritanishme, Sinwar ka qëndruar me orë i plagosur dhe mandej u ekzekutua siç shihet nga fotot me kafkë të shqyer dhe një qitje depërtuese në mollëzë e majtë.
Në stilin e amerikanëve, Izraeli nuk ka tentuar kapjen dhe gjykimin, por ekzekutimin dhe filmimin.
Add new comment