Vritet në veri një efektiv i policisë së Kosovës
Përshkallëzohet situata në veri të Kosovës.
Një efektiv i policisë së Kosovës është vrarë mëngjesin e sotëm në fshatin Banjskë të komunës së Leposaviqit, kurse një tjetër është plagosur.
Mediat e Kosovës raportojnë se një grup i armatosur kanë bllokuar magjistralen që lidh Mitrovicën me Leposaviq dhe kanë sulmuar me armë veturën zyrtare të policisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se
Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda.
"Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve", tha Kurti.
Ngjarja e sotme është e dyta e kësaj natyre në veri të Kosovës. Më 26 korrik 2011, gjatë një aksioni në veri, u vra Enver Zymberi.
Add new comment