veriu i kosoves

Raportime në media/Dy kryeministra nga Ballkani Perëndimor kërkuan "Republikën e KFOR" nga SHBA

Postuar në 27 Shtator, 2023 09:40

Situata në veri të Kosovës ka qenë shqetësimi i ngritur nga dy kryeministra të Ballkanit Perëndimor në një takim me dyer të mbyllura me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, javën e kaluar në Nju-Jork. Takimi i mbajtur tri ditë para sulmit në Banjskë, është zhvilluar në OKB dhe në të është hedhur ideja që misioni i NATO-s të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.

Vritet në veri një efektiv i policisë së Kosovës

Postuar në 24 Shtator, 2023 10:09

Përshkallëzohet situata në veri të Kosovës.

Një efektiv i policisë së Kosovës është vrarë mëngjesin e sotëm  në fshatin Banjskë të komunës së Leposaviqit, kurse një tjetër është plagosur.

Mediat e Kosovës raportojnë se një grup i armatosur kanë bllokuar magjistralen që lidh Mitrovicën me Leposaviq dhe kanë sulmuar me armë veturën zyrtare të policisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se
Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda.

Zgjedhjet e 30 qershorit si ato në Veriun e Kosovës: Kandidon vetëm një parti, Lista Serbe dhe merr 96% të votave

Postuar në 12 Qershor, 2019 23:13

 Veton Suroi ka shkruar sot një opinion për krizën politike në Shqipëri. Është një gjë e mirë që opinionistë nga Kosova shprehen për zhvillimet në Shqipëri, sikundër e anasjellta. Përvoja e këtyre viteve ka dëshmuar se shkëmbimet e opinioneve ushtrojnë një presion pozitiv sepse qasja nga jashtë ka të mirën se ruan një distancë emocionale.

Surroi e krahason procesin zgjedhor të 30 qershorit në Shqipëri me atë që ndodh në Veriun e Kosovës, gjë që duhet të jetë thjesht e papranueshme.

Një ditë para krijimit të Ushtrisë/Lëvizje e mjeteve të KFOR drejt Veriut të Kosovës

Postuar në 13 Dhjetor, 2018 13:00

Mediat serbe raportojnë për lëvizje të mjeteve të KFOR-it drejt veriut të Kosovës. Bëhet fjalë për 45 mjete, që përfshijë autoblinda, ekskavatorë, makina ndërtimi etj. Sipas mediave serbe këto duket se shërbejnë për prishjen e barrikadave.

Të njëjtat burime e lidhin zhvendosjen e tyre me krijimin ditën e nesërme të Ushtrisë së Kosovës, akt që mbështetet nga SHBA dhe që ka provokuar tensione në Serbi.

Kjo tregon frikë për reagimin e mundshëm të Serbisë

citohet agjencia shtetërore Tanjug.

Kaq shumë ngjashmëri me “mikun Aleksandër"...

Postuar në 30 Shtator, 2015 17:52

“Miku im Aleksandër”, pra miku i ri i kryeministrit shqiptar, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, shfaq të njëjtat simptoma në qeverisje. Ndonëse një “lider lokal”, nepotizmi duket se është problem jo i vogël. Portali “tesheshi.com” publikon një letër që përfaqësues të serbëve në Veriun e Kosovës i dërgojnë Aleksandër Vuçiç, përmes së cilës shprehin shqetësimin se nuk janë ekstremistët shqiptarë ata që janë problem, por “Zemuni i ri” që frymëzohet nga Beogradi.

Subscribe to RSS - veriu i kosoves