Spekullime për konflikt mes ushtrisë dhe grupit “Wagner”. Vritet blogeri pro luftës Vladlen Tatarsky
Është vrarë në Shën Petersburg një propagandist i njohur i luftës në Ukrainë, Vladlen Tatarsky. Një kuti me një statujë është dërguar në një bar e cil aka shpërthyer duke kënë të vdekur Tatarskyn dhe 25 persona të tjerë të plagosur.
Pamjet e atentatit janë kapur në telefon celular dhe tregojnë Tatarskyn, emri i vërtetë i të cilit është Maxim Fomin, duke parë statuetën e një minatori dhe duke bërë shaka me të. Autoritetet kanë ndaluar 26 vjeçaren Darya Trepova, e ndaluar edhe në shkurt të vitit 2022 për pjesëmarrje në protesta kundër luftës.
Me origjinë nga Marinka e Ukrainës, Tatarsky ka qenë burgosur në vitin 2014 për grabitje banke, larguar mandej me invazionin rus dhe iu bashkua ushtrisë së Republikës së Luhanskut. Më pas ai kaloi në rolin e blogerit ku fitoi ndikim me 560 mijë ndjekës në Telegram. Erdhi në vëmendje për reforikën esktremiste që kulmoi me etiketën ndaj ukrainasve si “rusë me tru të dëmtuar”.
Ndërkohë kanë nisur spekullimet mbi motivet e vrasjes. Këshilltari i presidentit ukraians, Mykhailo Podolyak, ka aluduar për një përplasje mes elitës së ushtrisë ruse dhe kreut të grupit “Wagner, Progozhin, me të cilin Fomin ishte i lidhur përmes Cyberfront Z, një njësi e luftës propagandistike. Si kritik i ashpër i ushtrisë presupozohet se dikush ka menduar t’i mbyllë gojën Tatarskyt duke hapur kështu një luftë të brendshme që nëse besojmë hamendësimet në mediat perëndimore, do t’i shkonte për shtat edhe presidentit Putin. Pak kohë më parë u aludua se Prigozhin po sulmonte kreun e ushtrisë ruse, Gerasimov, ndërkohë që mesazhi shkon edhe për Putin i cili mban përgjegjësi për drejtimin katastrofik të operacioneve në terren.
Add new comment