Shkenca
Kosova hap observatorin e saj
Kosova ka hapur për herë të parë observatorin dhe planetariumin e saj. Objekti ndodhet në fshatin Rashnicë të Komunës së Shtimes. Ai është realizimi i ëndrrës së Pranvera Hysenit, një studente që sapo ka mbaruar doktoraturën në Universitetin e Kalifornisë, Santa Kruz.
IA, Filtri i Madh që e dënon njeriun të mbetet në Tokë!
Inteligjenca Artificiale mund të shpjegojë pse ne nuk po i takojmë Alienët
Të drejtosh botën nga prapaskena
Një studim i zakonshëm i një lloji të veçantë kërpudhash ka sjellë një zbulim të papritur. Në disa prej tyre, të cilat rriteshin pranë rrënjëve, u gjetën gjurmë AND-je nga specie të panjohura.
Zbulimi në Suedinë veriore i hapi rrugën një vëzhgimi më të kujdesshëm që nxori përfundimin se gjurmë të tilla gjenden kudo. Një terren i papastër, një trup ujor apo ajri që thithim ka shanse të ketë kërpudha, myk dhe maja (ose spore të tyre) që askush nuk i ka parë ndonjëherë.
Evolucioni i qëllimshëm
“Ku janë të gjitha kurat gjenetike?” pyet Denis Noble, biofizikan i frustruar, bashkëpunëtor i Shoqërisë Mbretërore dhe pionier në fushën e biologjisë së sistemeve. “Ato nuk ekzistojnë. Ku do të jenë në të ardhmen? Nuk do të ekzistojnë.”
Skleroza e shumëfishtë/Sëmundja që erdhi nga stepat
Predispozita gjenetike për të vuajtur nga skleroza e shumëfishtë (MS) është e lidhur ngushtë me modelet historike të migrimit dhe me stilin e jetesës së paraardhësve tanë. Në mënyrë të veçantë, skleroza e shumëfishtë është e lidhur me kontributet gjenetike të bëra nga popullatat nomade që arritën në Evropën Perëndimore 5000 vjet më parë nga Stepa Siberiane.
Homo Sapiensi e zhduku Neandertalin me sëmundjet e veta
Duket se kërkimi për të kuptuar zhdukjen nga pema e jetës së Neandertalit nuk ka për të ndalur ndoshta për faktin se kjo ngjarje mund të jetë leksioni bazë për të konceptuar sesi mund të jetë fundi ynë.
“Mësuesit që e bëjnë fizikën të mërzitshme janë kriminelë”
“Mësuesit që e bëjnë fizikën të mërzitshme janë kriminelë.” Me këtë citim, fizikani i famshëm dhe ish-profesor i MIT-it, Walter Lewin, përmbledh kuptimin e leksioneve të tij. Për shumë njerëz, Dr.Lewin është njeriu që e çoi fizikën në shtëpinë e të gjithëve, me video-eksperimentet e tij që popullarizuan ligjet komplekse të fizikës dhe arritën mbi 100 milionë klikime në internet.
Një mesazh nga 225 milionë kilometër larg
Mund të konsiderohet komunikimi në distancën më të madhe ndonjëherë. Toka mori një sinjal lazer 140 milionë milje (225 308 160 km) larg, gjë që mund të ketë implikime të mëdha për të ardhmen e udhëtimit në hapësirë.
Origjina e sinjalit të lëshuar nuk ka asgjë jashtëtokësore. Ai është lëshuar nga anija kozmike Psyche e NASA-s, e cila aktualisht ndodhet në një distancë 1.5 herë më ajo mes Tokës dhe Diellit.
Kinezët hartojnë atlasin më të detajuar të Hënës
Më shumë se dhjetë vjet punë e bërë nga mbi 100 studiues është finalizuar me atlasin e parë të detajuar të Hënës. I hartuar nga Akademia Kineze e Shkencave, atlasi është një hartë gjeologjike me rezolucion të lartë të Hënës, në shkallën 1:2 500 000.
Ai përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara për eksplorimin dhe kërkimin e hapësirës, sepse tregon detaje të reja të sipërfaqes hënore.
Ndërgjegjja e kafshëve, një mundësi reale
Në vitin 2022, studiuesit e Universitetit Queen Mary të Londrës vunë re te bletët një sjellje të pazakontë: ato angazhoheshin në një aktivitet që mund të përshkruhej vetëm si lojë. Disa topa të vegjël prej druri, insektet i shtynin dhe i rrotullonin. Sjellja nuk kishte asnjë lidhje të dukshme me çiftëzimin ose mbijetesën, dhe as nuk u nxit nga shkencëtarët. Ishte, me sa duket, vetëm për argëtim.