Shkenca

Në kërkim të një teorie të unifikuar të evolucionit

Postuar në 17 Korrik, 2023 18:04

 

Si do të përshtaten jeta në Tokë dhe ekosistemet që e mbështesin atë me ndryshimet klimatike? Cilat specie do të zhduken - apo do të evoluojnë në diçka të re? Si do të zhvillojnë mikrobet rezistencë të mëtejshme ndaj antibiotikëve?

Krijohen në laborator organoide të trurit njerëzor

Postuar në 16 Korrik, 2023 08:06

Studiuesit në Universitetin e Miçiganit kanë zhvilluar një metodë për të prodhuar tru në miniaturë, të rritur artificialisht. Të ashtuquajturat organoide të trurit të njeriut nuk kanë në përbërje qeliza shtazore dhe mund të jenë premisë për trajtimin e disa sëmundjeve me karakter neurogjenerativ.

Akullnajat më të vjetra në Tokë gjenden në Afrikën e Jugut

Postuar në 13 Korrik, 2023 13:57

Gjurmët e akullnajave më të vjetra të Tokës janë gjetur nën depozitat e arti në Afrikën e Jugut. Ato datojnë 2.9 miliardë vjet më parë dhe janë zbuluar nga dy studiues nga Universiteti i Afrikës së Jugut në Johannesburg dhe Universiteti Amerikan i Oregonit. Rezultatet e kërkimit të tyre u paraqitën së fundmi në Konferencën e Gjeokimisë Goldschmidt, pasi u botuan në revistën “Geochemical Perspectives Letters”.

Kemi hyrë në epokën e Antropocenit

Postuar në 12 Korrik, 2023 16:14

Shkencëtarët thonë se aktiviteti njerëzor e ka ndryshuar aq rrënjësisht gjeologjinë, atmosferën dhe biologjinë e tokës, saqë ka futur planetin në një epokë të re gjeologjike të njohur si Antropoceni. Prova të këtij kalimi janë gjetur në liqenin e Ontarios në Kanada. 

Anëtarët e Grupit të Punës Antropocene (AWG) besojnë se gjetjet mund të ndihmojnë në përcaktimin e një date fillimi për epokën e re të ndikuar drejtpërdrejt nga njeriu. 

Minjtë mund të bëhen helmues

Postuar në 30 Qershor, 2023 18:23

Kafshë si sepjet, akrepat, centipedët apo gjarpërinjtë kanë evoluuar duke fituar aftësinë për të prodhuar helm - toksina kimike që vrasin ose neutralizojnë kafshët e tjera përmes pickimeve. Në disa mijëra vjet, ka gjasa që shkencëtarët të shtojnë minj në këtë listë.

Kjo është një nga rezultatet e një studimi të ri që eksploroi origjinën evolucionare të sistemeve të helmit oral te kafshët, të cilat deri më tani kanë mbetur pak të kuptuara.

Kometa që nxiti agimin e qytetërimit

Postuar në 28 Qershor, 2023 15:45

Ka dakordësi të komunitetit shkencor në lidhje me një asteroid, i cili mendohet se ka qenë shkak i zhdukjes së dinosaurëve. Por a ka gjasa që një event i tillë kozmik të ketë pasur efektin e kundërt tek njerëzit duke nxitur agimin e qytetërimit?

Ka një hipotezë të re, e cila po merr mbështetje të gjerë, që sugjeron se ishte një kometë ajo që e bëri këtë rreth 13 000 vjet më parë. Studimi mbi të cilin bazohet është botuar në Earth-Science Reviews.

Kanibalët e prehistorisë

Postuar në 26 Qershor, 2023 18:32

Shkencëtarët kanë zbuluar provat më të hershme të asaj që sot e quajmë kanibalizëm. Rreth 1.45 milionë vjet më parë, në veri të Kenias njerëzit mund të kenë ngrënë njëri-tjetrin.

Konkluzioni del nga një studim i ri që identifikoi shenja të prerash në fosilet që i përkasin epokës në fjalë. Sipas studiuesve, shenjat me gjasë janë bërë me një mjet guri gjatë procesit të ndarjes së mishit nga kocka, ndoshta për konsum.

“Paraziti gjenetik” që garanton ripërtëritjen e brezave

Postuar në 22 Qershor, 2023 17:38

Përbërja gjenetike e shumë specieve, mes tëcilave edhe njeriu, përmban komponentë thelbësorë të njohur si sekuenca të ADN-së ribozomale (rADN). Për shkak të modelit të tyre shumë të përsëritur, këto sekuenca të ADN-së priren të zvogëlohen në madhësi me kalimin e kohës, duke çuar në vdekjen e qelizave nëse ato tkurren tepër. Nëse kjo ndodh në qelizat germinale - qelizat që krijojnë vezë dhe spermatozoide – kjo mund të sjellë infertilitet dhe si pasojë, në terma afatgjatë, zhdukjen potenciale të njeriut.

Vdekja e Betelgeuse; pasoja e parë "shi neutronik" mbi Tokë

Postuar në 20 Qershor, 2023 16:34

Ylli i ndritshëm dhe i kuq Betelgeuse në yjësinë Orion ka shfaqur disa sjellje të papritura. Në fund të vitit 2019 dhe 2020, ai u bë më i zbehtë se asnjëherë më parë - të paktën sipas të dhënave që shkojnë pas në kohë rreth një shekull. Ky event u emërtua "errësimi i madh", por që atëherë Betelgeuse ka rimarrë sërish shkëlqimin e plotë. Për disa ditë këtë vit, ai ishte ylli më i ndritshëm në Orion – më i ndritshëm se kurrë më parë.

"Inteligjenca artificiale ka potencialin për të destabilizuar demokracitë"

Postuar në 17 Qershor, 2023 18:01

Yoshua Bengio, profesor në Departamentin e Shkencave Kompjuterike dhe Kërkimeve Operacionale në Universitetin e Montrealit dhe një nga tre "kumbarët" e AI, shpjegon në një intervistë me “Kathimerini”-n pse njerëzit janë në rrezik për shkak të zhvillimit të shpejtë të inteligjencës artificiale, si kompjuterat po bëhen më të zgjuar se njerëzit dhe cilët parametra duhet të merren parasysh gjatë hartimit të kuadrit rregullator për mbikëqyrjen e kompanive që operojnë në fushën e int

Pages

Subscribe to RSS - Shkenca