Krijohen në laborator organoide të trurit njerëzor
Studiuesit në Universitetin e Miçiganit kanë zhvilluar një metodë për të prodhuar tru në miniaturë, të rritur artificialisht. Të ashtuquajturat organoide të trurit të njeriut nuk kanë në përbërje qeliza shtazore dhe mund të jenë premisë për trajtimin e disa sëmundjeve me karakter neurogjenerativ.
Vitet e fundit, shkencëtarët kanë eksploruar përdorimin e organoideve të trurit të njeriut si një alternativë ndaj modeleve të gjeneruara prej minjve. Këto inde 3D të montuara vetë, që rrjedhin nga qelizat burimore embrionale ose pluripotente, modelojnë më nga afër strukturën komplekse të trurit në krahasim me kulturat konvencionale dydimensionale.
Deri më tani, rrjeti i projektuar i proteinave dhe molekulave që u japin strukturë qelizave në organoidet e trurit, të njohura si matrica jashtëqelizore, shpesh përdorte një substancë që rrjedh nga sarkomat e miut, e quajtur Matrigel. Kjo metodë ka disavantazhe të konsiderueshme, ndërsa përbërja e saj është relativisht e papërcaktuar dhe ndryshon nga grup në grup.
Studimi i fundit i U-M, i botuar në Annals of Clinical and Translational Neurology, ofron zgjidhje për të kapërcyer dobësitë e Matrigel.
Matricat themelore jashtëqelizore të organoideve të trurit përbëhen nga fibronektina njerëzore, një proteinë që shërben si një strukturë bazë që qelizat burimore të të ashtuquajtura organoide të ngjiten, të diferencohen dhe të maturohen. Ato mbështeten në një skelë polimeri shumë poroze.
Organoidet u kultivuan për muaj të tërë, pasi stafi i laboratorit nuk mundi të hynte në ndërtesë për shkak të pandemisë COVID 19.
Suksesi i këtyre organoideve hap rrugën për riprogramimin me qelizat nga pacientët me sëmundje neurodegjenerative.
"Ekziston një mundësi për t’i marrë qelizat burimore nga një pacient me një gjendje të tillë si skleroza laterale e atrofizuar ose Alzheimer dhe, në thelb, të ndërtohet minitruri i atyre pacientëve për të projektuar trajtimet e mundshme ose për të modeluar se si do të përparojë sëmundja e tyre," thotë bashkëautorja Eva Feldman, MD, Ph.D., drejtoreshë e Qendrës së Ekselencës ALS në U-M.
Këto modele do të krijonin një rrugë tjetër për të parashikuar sëmundjen dhe për të studiuar trajtimin në një nivel të personalizuar për kushte që shpesh ndryshojnë shumë nga personi në person.
Add new comment