Shkenca
Mbi pamundësinë e ekzistencës së asgjësë
Don Lincoln*
Çfarë është asgjëja? Kjo pyetje i ka munduar filozofët që në Greqinë e lashtë, ku ata debatonin për natyrën e zbrazëtirës. E njëjta pyetje i ka shtyrë edhe shkencëtarët drejt studimeve të ndryshme.
Zbulohet bilbili i parë i krijuar nga njeriu
Bilbili i parë i krijuar nga njeriu mund ta ketë origjinën në Izraelin e 12 mijë vjetëve më parë.
Shtatë kocka të vogla dhe të brishta, të zbuluara në një vendgërmim parahistorik në veri të Izraelit, mendohet se janë bilbilat e parë të përdorur nga njeriu për të imituar zogjtë grabitqarë.
Mishi i kultivuar, më i dëmshëm për mjedisin se mishi organik
Ajo që mendohej se ishte një alternativë më miqësore me mjedisin sesa mishi organik, në fakt nuk është aspak e tillë. Mishi i kultivuar mund të ketë impakt më të madh negativ në mjedis sesa mish organik, thotë një studim i kryer në UC Davis.
Ka një rini të dytë në moshë të thyer
Ndërsa plakemi, ne humbasim masën muskulore. Kjo gjendje njihet si sarkopeni. Deri vonë, botës shkencore i mungonte një njohje gjithëpërfshirëse se pse dhe si ndodh kjo. Megjithatë, një studim i fundit nga Instituti Australian i Mjekësisë Rigjeneruese (ARMI) në Universitetin Monash ka bërë hapa përpara në zbulimin e këtij misteri, falë një subjekti të pazakontë - peshkut afrikan. Sipas studimit, nga fundi i jetës, muskujt tanë mund të kthehen në gjendjen e "jetës së hershme", gjë që mund të ngadalësojë vdekshmërinë.
Mutacioni pas mungesës së dhimbjes
Një studim i University College London (UCL) ka zbuluar biologjinë e një mutacioni gjenetik që i bën të mundur bartësit të mos përjetojë dhimbje dhe të shërohet shpejt.
Bakteret vdekjeprurëse po përshtaten me mikroplastikën në ujërat e oqeaneve
Bakteret Vibrio, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse te njerëzit, mund të ngjiten shpejt dhe të përshtaten me mbetjet plastike detare dhe Sargassum, një lloj alge deti që zgjerohet me shpejtësi në ujërat e Karaibeve. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Florida Atlantic University.
Studimi i gjenomikës në detet e Karaibeve dhe Sargasos nënkupton grumbullimin e parë të baktereve vibrio që burojnë nga mbetjet plastike.
Giorgio Parisi: Më shumë sesa inteligjenca artificiale më shqetësojnë lobet në industrinë e farmaceutikës
Giorgio Parisi është teoricien i fizikës, kërkimi i të cilit është fokusuar në teorinë kuantike të fushës, mekanikën statistikore dhe sistemet komplekse.
As informacioni nuk i shpëton dot vdekjes
Çdo gjë vdes: njerëzit, makinat, qytetërimet. Ndoshta duhet të gjejmë pak ngushëllim në faktin se gjërat kuptimplota që kemi mësuar gjatë rrugës do të mbijetojnë. Por edhe dija ka jetëgjatësi. Dokumentet zbehen, arti humbet. Biblioteka dhe koleksione të tëra mund të shkatërrohen krejt papritur.
Kur studenti korrigjon profesorin
Autorët e një punimi shkencor të vitit 2018 u detyruan të tërheqin studimin e tyre pasi tre studentë të doktoraturës gjetën një problem me metodën e ndjekur prej tyre. Studimi në fjalë bëri bujë kur u publikua për herë të parë. Autorët arritën në konkluzionin se nanoshtizat, struktura mikroskopike të ngjashme me ciflat e një objekti, mund të përdoren efektivisht në përmirësimin e terapive gjenetike.
Merr përgjigje paradoksi i Hawking për vrimat e zeza
Një nga paradokset më të famshme të fizikantit Stephen Hawking ka më në fund një përgjigje: vrimat e zeza në fakt mund të varen nga informacioni rreth yjeve masive që i krijuan ato.
Sipas një studimi të ri, ky informacion mund të fshihet në rrezatimin rreth vrimave të zeza – të njohura në gjuhën e folur si “flokë kuantike” – dhe teorikisht mund të merret për të ritreguar origjinën e këtyre vrimave të zeza, sugjeron hulumtimi.