Bakteret vdekjeprurëse po përshtaten me mikroplastikën në ujërat e oqeaneve

Postuar në 24 Maj, 2023 12:59

Bakteret Vibrio, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse te njerëzit, mund të ngjiten shpejt dhe të përshtaten me mbetjet plastike detare dhe Sargassum, një lloj alge deti që zgjerohet me shpejtësi në ujërat e Karaibeve. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Florida Atlantic University.

Studimi i gjenomikës në detet e Karaibeve dhe Sargasos nënkupton grumbullimin e parë të baktereve vibrio që burojnë nga mbetjet plastike.

Bakteret Vibrio ushqehen me indet detare bimore dhe shtazore në vijën bregdetare. Kur njerëzit konsumojnë ushqim deti ose ujë deti të infektuar me këta patogjenë, munë të përballen me sëmundje kërcënuese për jetën si kolera. Lloji Vibrio vulnificus mund të infektojë edhe plagë, të cilat vijnë duke u hapur.

Një zbulim i tillë është lajm i keq, pasi përbën një tjetër vektor të mundshëm për sëmundjet njerëzore, që ekspertët nuk e kanë llogaritur. Akoma më keq, habitati lundrues nuk po përmirësohet. Në fakt, duket se po zgjerohet në përmasa dhe po del gradualisht në brigje.

Analiza e fundit nga Universiteti Atlantik i Floridës përfshiu mostra të plastikës së oqeanit të mbledhura në detet e Karaibeve dhe Sargasso në 2012 dhe 2013, si dhe mostra të algave të detit kafe, të quajtura Sargassum, larva të ngjalave dhe ujë deti.

Në mostrat e plastikës dhe të algave të detit, ekipi gjeti lloje të shumta të baktereve Vibrio, disa prej të cilave nuk janë parë kurrë më parë.

Analiza e mëtejshme e gjenomit sugjeroi se disa kishin "potencial të rëndësishëm patogjen".

Në eksperimentet në laborator u vu re se bakteret e oqeanit ngjiteshin dhe kolonizonin mostrat plastike me efikasitet alarmues.

Rezultatet sugjerojnë se bakteret Vibrio mund të përshtaten me jetën në oqean të hapur në mënyra që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e kafshëve dhe njerëzve.

Për shembull, nëse një peshk ha një copë plastikë dhe infektohet nga bakteri vibrio, duke çuar në diarre, ai do të çlirojë azot dhe fosfat që mund të stimulojnë rritjen e Sargassumit dhe organizmave të tjerë përreth.

Ndërsa algat lundruese dhe mbeturinat plastike takohen dhe përzihen në oqean, ato mund të ngatërrohen dhe shkëmbejnë mikrobet, duke çuar në rezultate potencialisht të rrezikshme kur dalin në breg.

Derisa të dimë rreziqet, studiuesit paralajmërojnë se alga deti Sargassum nuk duhet të preket.

Studimi u botua në Water Research.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.