plastika
As riciklimi nuk na shpëton nga plastika
Riciklimi nuk është mënyra më e miër për t’u çliruar nga mbetjet plastike. “Plastika është e papajtueshme me një ekonomi që funksionon mbi parimin e qarkut të mbyllur”, thuhet në raportin e fundit të Greenpeace. Ndërsa pritet të iniciojë bisedime të reja për një traktat të ri global për plastikën, Greenpeace thekson se shpërbërja e këtij materiali për riciklim prodhon ndotje mikroplastike.
Bakteret vdekjeprurëse po përshtaten me mikroplastikën në ujërat e oqeaneve
Bakteret Vibrio, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse te njerëzit, mund të ngjiten shpejt dhe të përshtaten me mbetjet plastike detare dhe Sargassum, një lloj alge deti që zgjerohet me shpejtësi në ujërat e Karaibeve. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Florida Atlantic University.
Studimi i gjenomikës në detet e Karaibeve dhe Sargasos nënkupton grumbullimin e parë të baktereve vibrio që burojnë nga mbetjet plastike.
Ndotja/ 14 milionë tonë plastikë “dergjen” në fund të oqeanit
Një përllogaritje e kryer nga studiuesit australiane tregon se të paktën 14 milionë tonë copa plastike me gjerësi më pak se 5 mm gjenden në fund të oqeaneve të botës. Agjencia shkencore qeveritare australiane, CSICRO ka mbledhur dhe analizuar mostrat e oqeanit nga gjashtë vende rreth 300 km larg bregut jugor të vendit.
Lufta ndaj plastikës prek të ardhmen edhe të industrisë së hidrokarbureve
Hedhja në qarkullim e makinave elektrike pritet të dëmtojë ndjeshëm sektorin e hidrokarbureve duke provokuar pasoja ekonomike serioze. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon se përdorimi i makinave me karburant do të kulmojë në mesin e viteve ’20 të këij shekulli për të nisur mandej rënien. Deri në vitin 2040 në rrugë do të ketë 300 milionë makina elektrike që në terma konkretë për sektroin e hidrokarbureve do të thotë 3 milionë barrela naftë më pak në ditë. Kjo është një krizë e sigurtë për sektorin ndaj edhe për këtë arsye industria po sheh nga petrokimia, kryesisht plastika.
300 mijë tonë plastikë hidhen çdo vit në Mesdhe. Turqia, përgjegjësja kryesore
Mesdheu po kthehet në një det që përmbytet nga plastika dhe ku ndotja mund ta bëjë atë të dëmshëm për jetën detare dhe shëndetin e njerëzve. Një raport i World Wild Life dëshmon se në detin Mesdhe hidhen çdo vit 300 000 tonë plastikë duke ekspozuar shëndetin tonë ndaj rreziqeve serioze që vijnë me mikroplastikën.
Vendi kryesor që kontribuon në ndotjen në fjalë është Turqia, pasuar nga Spanja, Italia, Egjipti, Franca, Algjeria dhe Greqia.
Oqeani Paqësor i mbushur me 5 trilion materiale plastike
Pellgu mes Hawaii-t dhe Kalifornisë është vendgrumbullimi më i madh i mbeturinave plastike në Oqeanin Paqësor. Veç tij janë edhe 4 vengrumbullime të tjera. Nëse lihet të qarkullojë, plastika do të ndikojë në ekosistemet, shëndetin dhe ekonominë globale.
Zgjidhja e saj kërkon një kombinim të mbylljes së burimit dhe pastrimit të asaj që tashmë është grumbulluar në Oqean. Rrymat e oqeanit e përqendrojnë plastikën në pesë zona në botë përmes atyre që njihen si xhirot subtropikale ose "fushat e mbeturinave të oqeanit" në botë.
Brexit/BE-ja mendon për rritje të taksës për plastikën dhe ulje të prodhimit
Komisioni Europian po mendon të vendosë një taksë mbi plastikën për të kompensuar humbjen në bilanc që sjell Brexit. Kjo është njëra nga idetë që është prezantuar dhe që mund të bëhet aktive në muajin maj, kur Komisioni prezanton një skicë të bilancit shumëvjetor duke nisur që nga viti 2021.
Investigimi/Uji i pijshëm, ndotje në shkallë globale me fibra plastike
Një seri analizash të ujit të kryera në ujin e pijshëm të 12 vendeve ka zbuluar se kontaminimi me mikroplastikë është global. Analizat e kryen për llogari të një investigimi të Orb Media dhe ato paraqesin një situatë alarmante në shkallë globale që kërcënon seriozisht mjedisin dhe jetën e njeriut. Shkalla më e ulët e kontaminimit është në Europë, konkretisht, Britani e Madhe, Gjermani, dhe Francë, kurse ShBA e ka më të lartën. Në tërësi studimi provoi se 83% e mostrave rezultuan me ndotje duke sugjeruar situatën në të cilën ndodhet njeriu.