Investigimi/Uji i pijshëm, ndotje në shkallë globale me fibra plastike
Një seri analizash të ujit të kryera në ujin e pijshëm të 12 vendeve ka zbuluar se kontaminimi me mikroplastikë është global. Analizat e kryen për llogari të një investigimi të Orb Media dhe ato paraqesin një situatë alarmante në shkallë globale që kërcënon seriozisht mjedisin dhe jetën e njeriut. Shkalla më e ulët e kontaminimit është në Europë, konkretisht, Britani e Madhe, Gjermani, dhe Francë, kurse ShBA e ka më të lartën. Në tërësi studimi provoi se 83% e mostrave rezultuan me ndotje duke sugjeruar situatën në të cilën ndodhet njeriu.
Shkencëtarët nuk kanë ende njohuri të plota mbi pasojat që kjo ndotje prodhon mbi shëndetin, por një studim i kryer në muajin qershor në Irlandë jep një ide.
Nëse fibrat janë në ujë është e mundshme që të ketë edhe nangrimca që nuk mund t’i masim. Dhe nëse ka grimca në shkallë nanometrike është e mundshme që ato të penetrojnë një qelizë, organet dhe kjo duhet të jetë shqetësuese
është shprehur dr. Anne Marie Mahon nga Galway-Mayo Institute of Technology që drejtonte kërkimin.
Në analizat e kryera për llogari të Orb Media, shkencëtarët identifikuan grimca me përmasë 2.5 mikron, ose 2500 herë më të mëdha sesa një nanometër.
https://www.theguardian.com/environment/2017/sep/06/plastic-fibres-found...
Add new comment