Shkenca
Një teori e re për universin autodidakt
E vetmja gjë konstante është vetë ndryshimi. Këtë pohim e kemi hasur të gjithë përgjatë mësimit të fizikës. Megjithatë, siç rezulton, studiuesit në Microsoft, së bashku me shkencëtarët në Universitetin Brown mendojnë se ligjet e fizikës mund të ndryshojnë ngadalë, çka e komplikon kërkimin tonë për të kuptuar kozmosin.
Një shpjegim për evolucionin e shkrimit
Shkrimi u shpik për herë të parë në Lindjen e Mesme, para më shumë se 5 mijë vjetësh. Më vonë, ai do të shpikej edhe në Kinë dhe Amerikën Qendrore. Pavarësisht se sot shkrimi qëndron në bazë të pothuajse të gjitha aktiviteteve njerëzore, që nga edukimi, te sistemet politike dhe kodimi i kompjuterave, gjurmët e tij të para janë fragmetare. Studiuesit e Institutit Max Plank për Shkencat dhe Historinë Njerëzore në Gjermani kanë marrë në shqyrtim një sistem të rrallë shkrimi afrikan.
Nivelet e litiumit në tru, të lidhura direkt me vetëvrasjen
Studentët e kimisë e njohin si elementi më i lehtë i ngurtë, ndërsa entuziastët e elektronikës si një material i mirë për të prodhuar bateri dhe miliona të tjerë e njohin si ilaç efektiv. Fillimisht është përdorur si formë trajtimi për "nervozizmin e përgjithshëm", me njëfarë suksesi në shekullin e XIX.
Më vonë, për pak kohë u bë përbërës i 7 Up, ashtu si Coca-Cola dikur kishte në përbërje kokainën. Por në vitin 1948, qeveria amerikane e ndaloi përdorimin e litiumit në këtë mënyrë.
Një fenomen i rrallë mbi Europë kapet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor
Një shkëlqim i çuditshëm blu mbi Europë u pikas nga astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) në fillim të muajit të kaluar. Astronauti Thomas Pesquet e përshkoi në Tuiter si "event shkëlqyes kalimtar". Ky është një fenomen që ndodh kur ka vetëtima në pjesën e sipërme të atmosferës, në lartësi mbidetare.
Nesher Ramla është një Neandertal. Degradon debati shkencor
Një histori bizarre ka zënë vend në rrethet akademike izraelite për shkak të vënies në dyshim të një zbulimi të publikuar në qershor në revistën e njohur “Science”. Në këtë publikim, shkencëtarët izraelitë nën drejtimin e prof. Izrael Hershkovitz njoftonin zbulimin e një lloji të ri hominini të quajtur Nesher Ramla. Madje artikulli ishte në kopertinën e revistës, çka thekson rëndësinë e lajmit në mjediset shkencore.
Një shpjegim i ri për origjinën e jetës në Tokë
Shkencëtarët ka një shpjegim të ri për atë që gjeneroi jetën në Tokë. Sipas një studimi të ri, era diellore mund të jetë një nga forcat përgjegjëse që ka bërë të mundur sigurimin e molekulave të ujit, të nevojshme për të krijuar oqeanet, lumenjtë dhe liqenet e Tokës.
Luke Daly, lektor i Gjeoshkencës Planetare në Universitetin e Glasgow, doli në këtë përfundim, i cili është botuar në Nature Astronomy. Sipas Daly, era diellore luajti një rol vendimtar në sjelljen e molekulave të mjaftueshme të ujit në planetin tonë.
Emërtohet hominini i ri: Homo Bodoensis
Një specie e re e paraardhësve të njeriut është zbuluar se ka jetuar në Afrikë 500 mijë vjet më parë. Homo bodoensis ka jetuar në epokën e Pleistocenit të Mesëm, dhe, sipas shkencëtarëve, ka qenë paraardhës i drejtpërdrejtë i njerëzve modernë. Emri bodoensis rrjedh nga një kafkë e gjetur në Bodo D'ar në luginën e lumit Awash të Etiopisë.
Shkencëtarët thanë se epoka është e rëndësishme sepse përkon me shfaqjen e homo sapiensëve në Afrikë dhe Neandertalëve, të njohur si Homo neanderthalensis, në Evropë.
Genetika konfirmon afërinë e etruskëve me romakët
Etruskët janë një entitet i historisë që ka mbetur në errësirën e enigmës që qarkon origjinën e tyre si popull, si gjuhë dhe si qytetërim. Etruskët ishin fqinjë të romakëve në gadishullin italik, u dhanë atyre shumëçka nga qytetërimi i vet, por është dokumentuar se gjuha e tyre, ende e padeshifruar plotësisht, nuk i përkiste grupit të gjuhëve indo-europiane. Kjo mospërputhje prish rendin e rindërtimit historik ku gjuha pajtohet me qytetërimin. Mirëpo në rastin e etruskëve enigma do të vijojë të mbetet lëndë e parë.
Bioteknologjia do të rikthejë speciet e zhdukura
A mund të ringjallen speciet e zhdukura? Një firmë bioshkencore njoftoi të hënën planet për të të përdorur teknologjinë në zhvillim që do të rikthejë mamuthin me lesh të tundrës arktike.
Kompania e re Colossal, duke përfituar nga një partneritet me një gjenetist të Harvardit, tha se përpjekja e saj për rikthimin e specieve ka potencialin për të gjeneruar një model pune për restaurimin e ekosistemeve të dëmtuara ose të humbura dhe në këtë mënyrë të ndihmojë në ngadalësimin apo edhe ndalimin e efekteve të ndryshimit të klimës.
Studimi i gjenomit shpjegon evolucionin e homoseksualitetit
Si i ka mbijetuar homoseksualiteti evolucionit? Gjenet e lidhura me marrëdhëniet e të njëjtit seks mund të kenë potencialisht funksione të shumta, është përfundimi i një hulumtimi të kryer nga Universiteti i Queensland-it. "Misteri rreth kësaj është pse sjellja seksuale e të njëjtit seks, e cila dihet se është e ndikuar nga gjenet, i ka mbijetuar evolucionit.