Një teori e re për universin autodidakt

Postuar në 19 Shkurt, 2022 09:43

E vetmja gjë konstante është vetë ndryshimi. Këtë pohim e kemi hasur të gjithë përgjatë mësimit të fizikës. Megjithatë, siç rezulton, studiuesit në Microsoft, së bashku me shkencëtarët në Universitetin Brown mendojnë se ligjet e fizikës mund të ndryshojnë ngadalë, çka e komplikon kërkimin tonë për të kuptuar kozmosin.

Në artikullin e titulluar "Universi Autodidakt", i botuar në fillim të këtij viti, ekipi argumenton këtë pikëpamje. Siç dihet, autodidakt është dikush që mëson pa një mentor ose mësues - dhe, siç thonë studiuesit, vetë universi mund të jetë i tillë.

Ne pyesim nëse mund të ketë një mekanizëm të gërshetuar në strukturën e botës natyrore, me anë të të cilit universi mund të mësojë ligjet e tij”, thonë autorët.

Sipas teorisë në fjalë, me kalimin e kohës, universi ka kërkuar stabilitet. Një paralele e tillë hiqet edhe për evolucionin e kafshëve. Nuk ka më trilobit apo dinosaur, por macet dhe qentë kanë mbijetuar sepse janë përshtatur me mjedisin rreth tyre - dhe kozmosi mund të ketë bërë të njëjtën gjë.

Në një version të hershëm të universit, për shembull, ligjet e gravitetit të Njutonit - që e gjithë materia në univers tërheq lëndën tjetër me një forcë në përpjesëtim të drejtë me produktin e masave të tyre dhe në përpjesëtim të zhdrejtë me katrorin e distancës ndërmjet qendrave të tyre - mund të mos kenë qenë ende të vërteta.

"Me kalimin e kohës, sistemi i mëson vetes dhe dalin disa ligje themelore, dhe kjo është me të vërtetë ajo për të cilën ata flasin", thotë Janna Levin, një profesoreshë e fizikës dhe astronomisë në Kolegjin Barnard të Universitetit të Kolumbias.

Nëse universi mund të llogarisë me një grup të caktuar algoritmesh, atëherë ndoshta mund të bëjë të njëjtën gjë që shohim në inteligjencën artificiale, ku sisteme të vetë-mësimit i mësojnë vetes rregulla të reja. Dhe me rregulla, në kozmologji nënkuptojmë ligjet e fizikës.”

Autorët e studimit pranojnë gjithashtu skepticizmin e tyre dhe thonë se i kanë nxjerrë me kujdes konkluzionet e tyre, duke paralajmëruar se puna është vetëm një hap i vogël në formimin e një teorie të re dhe kërkon kërkime shtesë.

Është e pakëndshme të imagjinosh se ligjet e fizikës mund të mësohen dhe përshtaten me kalimin e kohës. Por na kujton se universi është më i çuditshëm nga sa do ta dimë ndonjëherë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kjo mund te quhet teori e re, po te permbaje brenda 'Big Bangun' e Lemertiese! Pasi teoria e nje Universi qe eshte 'autodidakt', i cili zhvillohet e transformohet ne baze te ligjeve qe zhvillohen e transformohen ambikuivalent me 'te (me materien), ekziston prej dy-tre shekujsh!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.