Bioteknologjia do të rikthejë speciet e zhdukura

Postuar në 14 Shtator, 2021 23:26

A mund të ringjallen speciet e zhdukura? Një firmë bioshkencore njoftoi të hënën planet për të të përdorur teknologjinë në zhvillim që do të rikthejë mamuthin me lesh të tundrës arktike.

Kompania e re Colossal, duke përfituar nga një partneritet me një gjenetist të Harvardit, tha se përpjekja e saj për rikthimin e specieve ka potencialin për të gjeneruar një model pune për restaurimin e ekosistemeve të dëmtuara ose të humbura dhe në këtë mënyrë të ndihmojë në ngadalësimin apo edhe ndalimin e efekteve të ndryshimit të klimës.

Mamuthët me lesh kanë jetuar në pjesën më të madhe të Arktikut dhe bashkëjetuan me njerëzit e hershëm.

Ata u zhdukën rreth 4 000 vjet më parë. Për dekada të tëra, shkencëtarët kanë mbledhur elementë mamuthësh si: eshtra, dhëmbë dhe flokë për të nxjerrë dhe provuar të rendisin ADN-në e tyre.

Colossal thotë se synon t’i fusë sekuencat e ADN-së të mamuthëve me lesh në gjenomin e elefantëve aziatikë, për të krijuar një "hibrid elefant-mamuth", raporton phys.org.

Elefantët aziatikë dhe mamuthët me lesh ndajnë 99.6 përqind përbërje të ngjashme të ADN-së.

Modelet e mëdha të migrimit të mamuthit me lesh u panë si kritike për ruajtjen e mjedisit të rajonit të Arktikut.

Kolosal thotë se rikthimi i këtyre kafshëve ka potencialin për të rikthyer kullotat arktike, një rajon i gjerë që mund të luftojë efektivisht ndryshimet klimatike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.