Mishi i kultivuar, më i dëmshëm për mjedisin se mishi organik
Ajo që mendohej se ishte një alternativë më miqësore me mjedisin sesa mishi organik, në fakt nuk është aspak e tillë. Mishi i kultivuar mund të ketë impakt më të madh negativ në mjedis sesa mish organik, thotë një studim i kryer në UC Davis.
Studimi në fjalë nuk ka marrë ende certifikimin e studiuesve të tjerë, por konkluzioni është i qartë: mishi i kultivuar në laborator mund të jetë më i dëmshëm për mjedisin sesa produktet që po përpiqet të zëvendësojë.
"Gjetjet tona sugjerojnë se mishi i kultivuar nuk është në thelb më i mirë për mjedisin sesa viçi konvencional," thotë Edward Spang, profesor i asociuar në UC Davis dhe njëri prej autorëve të studimit.
Duke vlerësuar ciklin e energjisë së nevojshme dhe emetimet e gazit serrë të përfshirë në të gjitha fazat e prodhimit të mishit të rritur në laborator në krahasim me mishin konvencional të viçit, studiuesit zbuluan se potenciali që ka në ngrohjen globale mishi i rritur në laborator është nga katër deri në 25 herë më i madh se mesatarja për produktet e viçit që shiten në dyqane.
Vitin e kaluar, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA miratoi shitjen e mishit të kultivuar.
Kompanitë e mishit të kultivuar në laborator janë përpjekur t'i japin fund varësisë së tyre nga përbërësit e klasës farmaceutike dhe të fokusohen në ato të kategorisë ushqimore, diçka që do ta bënte rritjen e mishit në një laborator shumë më konkurrues për mjedisin.
Nëse kompanitë do të bënin këtë ndryshim, potenciali i ngrohjes globale të mishit të kultivuar mund të përfundojë të jetë diku midis 80 për qind më i ulët deri në 26 për qind më i lartë se prodhimi konvencional i mishit.
Por dita kur mishi i kultivuar do t’i shpëtojë varësisë nga përbërësit farmaceutikë është ende e largët.
Add new comment