Politikë

Ftesë për negociata, deklaratë për qeveri teknike/Reagojnë ambasadorët, por jo qeveria dhe PS-ja!!!

Postuar në 17 Korrik, 2016 19:18

Deklarata e kreut të Kuvendit Ilir Meta, se ai fton në takim ambasadorët Lu dhe Vlahutin, si dhe Edi Ramën e Lulzim Bashën, për të diskutuar reformën në drejtësi, ka krijuar një situatë paradoksale. As Edi Rama dhe as Lulëzim Basha nuk kanë reaguar ndaj ftesës, ndërkohë që Top-Channel raporton dy reagime të ambasadës amerikane në Tiranë dhe asaj të Delegacionit të BE-së:

PD-ja paralajmëron publikimin e pamjeve filmike dhe fotove për grabitjen në Rinas. Akuzon ministrin e Brendshëm

Postuar në 17 Korrik, 2016 13:42

Partia Demokratike ka paralajmëruar sot përmes deputetit Alban Zeneli, anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, se do të publikojë pamje filmike dhe foto që lidhen me grabitjen në Rinas. Zeneli ka akuzuar ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, si një zyrtar që po përpiqet të fshehë implikimin e tij në këtë histori.

“Jemi demokraci pocaqi, ndaj ndërhyjnë të huajt. Parlamenti i sotshëm, me njerëz nga rruga”

Postuar në 17 Korrik, 2016 09:28

Paskal Milo , ish-ministër i Jashtëm dhe kryetar i Partisë Demokracia Sociale, i ka dhënë një intervistë gazetës “Shekulli”. Milo thotë se ndërhyrja e huaj nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri, se reforma në drejtësi herët apo vonë do të miratohet, por sugjeron zgjidhje politike. Sipas tij ky është një parlament i mbushur me njerëz të rrugës dhe për këtë ka përgjegjësi Partia Socialiste, e cila duhet të dëshmojë shkëputjen nga ky kontigjent. Më poshtë intervista me shkurtime:

Kukan – Fleckenstein: Ka mundësi për miratimin e reformës në drejtësi. OMN, rol mbikëqyrës

Postuar në 16 Korrik, 2016 13:00

Faktorit ndërkombëtar për miratimin e reformës në drejtësi i janë bashkuar sot edhe eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, përmes një deklarate postiar në profilin tuiter të Kukan. “Na vjen keq që propozim- kompromisi i fundit i bashkësisë ndërkombëtare nuk është pranuar. Megjithatë, ne jemi të bindur ende se zgjidhja është brenda mundësive.

Ambasadori Lu: Basha s’na e mbajti premtimin, Rama na e la ko**lin në derë

Postuar në 15 Korrik, 2016 18:22

Në deklaratën më të fundit të Ambasadorit Lu bien në sy në mënyrë të veçantë dy kritika të drejtpërdrejta ndaj Bashës dhe Ramës.

Ndaj Bashës: “Sot, Z. Basha tha se opozita kishte vendosur mbi tavolinë një propozim të vlefshëm. I thashë Z. Basha se propozimi i tij ishte i papranueshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe se tregon që ka thyer zotimin e tij ditën e dielë ndaj Ambasadores Nuland”.

“Të gjithë” kundër vetingut në dorë të të huajve. Përveç kryeministrit

Postuar në 15 Korrik, 2016 15:15

Kryeministri Edi Rama mbetet thuajse vetëm në idenë e tij për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Përpos shumë zërave që dolën hapur sot, edhe Koço Kokëdhima, ish-deputet dhe njeri që pretendon se ka influencë mbi një apo dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ka folur sot përmes një editoriali të firmosur nga Genc Burimi.

Zyrtarizohet ftesa e kryeministrit: Bëni draftin, mjafton të ketë firmën e BE-së dhe SHBA-së

Postuar në 15 Korrik, 2016 14:23

Vështirë se ka ende ndonjë mundësi për negociatë reale për reformën në drejtësi. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se ajo çfarë mbetet është një propozim i Lulëzim Bashës deri në datën 21 korrik.

Tallje e hapur, Meta: Një takim Rama-Basha mund të çojë në një zgjidhje konform rekomandimit 88

Postuar në 15 Korrik, 2016 13:03

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka dalë sot me një deklaratë për shtyp rreth mnënyrës sesi mund të arrihet kompromisi për reformën në drejtësi. “Me vullnet të mirë dhe përmes një komunikimi konstruktiv dhe pa paragjykime në çdo nivel, përfshirë dhe një takim mes Kryeministrit dhe Kryetarit të Opozitës, mund të gjendet një zgjidhje në përputhje me rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias për të vetmen çështje që mban palët larg kompromisit, per reformen ne drejtësi”, thuhet në deklaratë.

Pas marrjes në pyetje në prokurori: Kam deklaruar atë që mendon 99% e shqiptarëve

Postuar në 15 Korrik, 2016 12:27

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka deklaruar pas pyetjeve në prokurori se ai ka të drejtë të shprehë opinione mbi punën e gjyqtarëve. “Nuk mund të më pengojë askush të jap mendimet dhe opinionet e mija lidhur me vendimet e gjykatave apo gjyqtarëve që janë në detyrë për shërbimin apo qokave të atyre që kanë kapur drejtësinë. 99% e shqiptarëve sot mendojnë se sistemi gjyqësor ka segmente të caktuara që militojnë prej qokave politike. Për mua ato janë korporatë gjyqtarësh”, tha Tahiri.

LSI nis kundërsulmin ndaj ambasadorit Lu, i nxjerr letrën kompromentuese drejtuar Llallës

Postuar në 15 Korrik, 2016 10:31

Në kohën kur ambasada amerikane ka marrë një rol protagonist në negociatat për reformën në drejtësi, duke imponuar një draft që u jep kompetencë ndërkombëtarëve për kryerjen e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, zbulohet se investimi i ambasadorit për drejtësinë ka prekur edhe çështje konkrete ose nën hetim. Sipas asaj që publikon gazeta "Dita", ambasadori Donald Lu i ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla një vit më parë ku i shpreh shqetësimin e tij lidhur me hetimet që po bëheshin në atë kohë ndaj Bankers Petroleum.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë