Zyrtarizohet ftesa e kryeministrit: Bëni draftin, mjafton të ketë firmën e BE-së dhe SHBA-së
Vështirë se ka ende ndonjë mundësi për negociatë reale për reformën në drejtësi. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se ajo çfarë mbetet është një propozim i Lulëzim Bashës deri në datën 21 korrik.
“Vetingu i mbështetur nga ndërkombëtarët ja heq nga dora çekicin e padrejtësisë gjyqtarëve Këta opzotiarë janë të tmerruar nga drejtësia deri në pikën kur fillojnë luftën me aletatët. Kjo nuk është refromë sociale apo sportive që mund ta bëjmë vetë. Kjo është reformë për Shqipërinë europiane që duam të anëtarësohemi. Nuk ka vend në BE që të jetë sovranitet absolut që të refuzojë çfarë i pëlqen. Kjo është një prej tyre. Nuk ka reformë drejtësie të zbatuar në vendet e reja të BE ku të jetë përdorur shpata e sovranitett për partnerët ndërkombëtarë. Pse vallë BE ka vendosur kusht reformën në drejtësi për të hapur negociatat për Shqipërinë për anëtarësimin në BE?”, tha Rama
Nëse kjo reformë nuk miratohet do shihemi si një vend i sunduar nga frika e të pushtuarve. Do të humbasim të tjera vite, askush se llogarit dot sesa sa për t’u rikthyer sërish në këtë moment në sytë dhe mendjen e aleatëve tanë strategjikë. Një hap larg hapjes së negociatave me BE-në. I them Lulzim Bashës që të më marrë në çdo orë të ditës ose natës nëse arrin një marrëveshje me SHBA dhe BE, ne do ta votojmë pa kërkuar ndryshimin e asnjë presjeje. Ky është konsesnsus me firmë mbi letër të bardhë. Të shkruajnë çfarë të duan, mjafton që ajo që është shkruar të ketë dy vula SHBA dhe BE”, tha kryeministri.
Add new comment