Politikë
Propozimi antikushtetues që prishi konsensusin qëllimisht
Portali “exit.al” shkruan sot një version të arsyeve se përse dështuan negociatat e para dy ditëve. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha sqaroi diçka kur foli për “skualifikim nga kandidimi vetëm mbi bazën e dyshimeve”, por duket se mënyra sesi është futur ky propozim, lë shumë dyshime. Shkruan “exit.al”: “Një kthesë e papritur ka ndodhur rreth orës dy të mengjesit të së martës ndërsa po zbardhej në letër marrëveshja e arritur për t’u firmosur nga palët.
Vllahutin “non grata” në PD, akuzohet për flirt politik me Partinë Socialiste
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ambasadorja e BE-së, Romana Vllahutin është akuzuar si e njëanshme, ndërsa propozimi i Euralius për komisionerët e vetingut si stalinist. Panorama raporton se deptueti Arben Imami kërkoi të mbahet një qëndrim i fortë politik kundër Vllahutin. “Dua të kërkoj një gjë të përsëritur nga Partia Demokratike. A mund të kemi një qëndrim më të fortë politik ndaj ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin? Duhet të ishim artikuluar më parë, por edhe tani që flasim nuk është vonë nëse e themi të vërtetën ashtu siç është.
Tjetër ultimatum i Nuland: Të votohet propozimi hibrid, thirrje ndërgjegjies patriotike së çdo deputeti
Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland u bën thirrje edhe një herë palëve politike në Shqipëri të gjejnë sa më shpejt zgjidhjen dhe të votojnë në 21 korrik propozimin e mbështetur prej saj për reformën në drejtësi. E pyetur nga televizioni Klan lidhur me mesazhin që ajo i jep popullit shqiptar para këtij votimi, ndihmës sekretarja thekson se Shtetet e Bashkuara dhe ajo personalisht kanë qenë për një kohë të gjatë mbështetës të demokracisë shqiptare.
Dispozitë e re në draftin e reformës? Basha: Propozohet që kandidaturat për gjyqtarë të skualifikohen vetëm mbi bazë dyshimesh nga ONM
Një tjetër spirale tensioni në negociatat për reformën në drejtësi. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka ndërhyrë sot në mbrëmje në emisionin “Opinion” për të deklaruar se është shtuar nga PS-ja një nen i ri, i cili sipas kreut demokrat është poshtërues. “Është i papranueshëm propozimi që gjatë procesit të vetingut një kandidat për në gjyqësor të përjashtohet bazuar mbi dyshime nga Komisioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Kjo është një dispozitë poshtëruese.
Për Ilir Metën/Me dashuri e pa qetësi, nga Eduard Ndocaj
Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi në "Opinion" se nuk e njeh deputetin Eduard Ndocaj. Kjo pas pyetjes së moderatorit për një deklaratë të Ndocajt për angazhim kundër LSI-së. Ndocaj sot e ka sqaruar vetë këtë marrëdhënie me anë të një statusi në Facebook, ku flet edhe për raportime kundër Metës në ShBA.
Thotë Ndocaj:
Pas 48 orëve heshtje mbi negociatat, rishfaqet Berisha
Pas 48 orëve heshtje mbi negociatat që janë zhvilluar këto orë është shfaqur me një mesazh ish-kryeministri Sali Berisha.
"Edi Rama u zotua sot se ne 2017: Fshese e hekurt mbi drejtesine!
Eduard Selami: Votoj pro, edhe nëse PD voton kundër
Kush nuk e do realisht konsensusin? PD-LSI shprehen dakord për negociata të hapura, me praninë e medias
Në konferencën e ditës së sotm, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ftoi për zhvillimin e negociatave me praninë e mediave. “Ekspertët negociatorë janë të mandatuar të ushtrojnë qëndrimet konsensuale vetëm mbi propozimin hibrid të Victoria Nuland. E ftoj këtë tryezë të vazhdojë punën dhe ajo që unë kërkoj është që diskutimet tashmë t’i bëjnë të hapura dhe transparente për mediat dhe qytetarët. Kjo seancë nuk do të mbyllet pa miratimin e kësaj reforme. Kuvendi do ta kthejë ditën e enjte në një ditë suksesi kombëtar.
Ilir Meta nuk është garanci se reforma do të votohet
Ilir Meta vazhdon të shfaqet në krah të Lulzim Bashës dhe pavarësisht optimizmit që përpiqet të përcjellë se kryetari i PD-së dhe kryeministri janë shumë afër “puthjes çliruese” për kombin dhe ndërkombëtarët, ai në vetevete nuk përbën asnjë garanci për miratimin e reformës në 21 korrik.