Politikë
Negociatat dështuan për një të drejtë themelore
Negociatori i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka zbardhur sot një nga pikat ku është frenuar diksutimi gjatë natës. "Mbrëmë nuk arritëm dot ta mbyllnim reformën, gjithçka u draftua dhe ishte gati.
Basha merr mesazhin nga SHBA: Do kesh pasoja specifike po nuk votove reformën
Ambasadori amerikan, Donald Lu ka shfrytëzuar një protestë të “shoqërisë civile” për të rritur tonet dhe dërguar sinjale në sallën e parlamentit dhe specifikisht për kreun e PD, Basha. Lu qartësoi se se do të ketë pasoja specifike për udhëheqësit që nuk do votojnë refomën, duke zbardhur edhe atë çka është biseduar mes palëve.
BE propozon referendum nëse reforma nuk miratohet. Hahn: Minohet perspektiva europiane e Shqipërisë
Bashkimi Europian ka legalizuar atë që Knut Fleckenstein tha në Tiranë se nëse reforma në drejtësi nuk do të marrë miratimin e parlamenit ditën e enjte, atëherë ekziston mundësia që drafti të hidhet për miratim në referendum popullor. “Ne duam të dimë se çfarë është rënë dakord ekzaktësisht dje në takimin e tre drejtuesve të partive kryesore, që të mbajmë qëndrimin tonë. Do të jetë negative nëse nuk miratohet.
“Konsensus ose do të ketë pasoja. Konsensus nuk do të thotë 94 vota”
Takimi i orës 16:00 ka prodhuar dy qëndrime: një është qëndrimi i Lulzim Bashës dhe Ilir Metës dhe një është qëndrimi publik i Edi Ramës që foli për një reformë në drejtësi që kalon me 94 vota. Duket se ky ka qenë provokimi i radhës, pasi Basha dhe Meta kanë konfirmuar se Edi Rama ka patur tjetër sjellje gjatë takimit. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka rikonfirmuar ndërkohë në “Opinion” ato që tha një ditë më parë: konsensus për reformën ose do të ketë destabilitet. Dhe konsensus sipas tij nuk janë 94 vota. “Votat e LSI do të jenë gjithmonë aty.
94 vota të sigurta për reformën në drejtësi?
Në fjalimin që mbajti Rama pas takimit të tij me Metën e Bashës, theksoi me forcë tri herë se është i bindur që më 21 korrik do të arrihet konsensusi i të paktën 2/3 të deputetëve të Kuvendit (94), për të votuar një reformë në drejtësi të pranueshme për partnerët euroamerikanë. Duke ditur se PS-ja dhe aleatët e saj të vegjël mund të mos kenë në Kuvend as 71 vota, i bie që në llogaritë e Ramës të jenë edhe 20 votat e Metës, i cili i kërkoi dje Ramës t’ia lërë vendin një kryeministri teknik.
Hyri për negociata, doli me deklaratë për trafik votash
Nuk ka më vija të kuqe/Edhe një shtrydhje e fundit e propozimit hibrid
Takimi i sotshëm mes Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulëzim Bashës, ka përfunduar pas 1 ore e 45 minutash me një përfundim që mund të quhet taktik. Të gjitha palët kanë marrë kohën e tyre, duke caktuar tre negociatorë për të negociuar mbi propozimin hibrid të hedhur nga Victoria Nuland. Sipas këtij propozimi, kandidaturat për gjyqtarë e prokurorë do të kalojnë në sitën e një komision ad hoc, i quajtur si komisioni i Vettingut, i cili do të ketë përbërje të barabartë mes pozitës dhe opozitës.
Përpjekje për reformë kur mungojnë 71 vota për qeverinë!!! Fleckenstein flet për “negociata mbi propozimin hibrid, sipas rekomandimeve të Venecias”
Ambasadorët e angazhuar me reformën në drejtësi, Donadl Lu, i SHBA-së dhe Romana Vlahutin e BE-së, kanë refuzuar pjesëmarrjen në takimin e propozuar nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i parashikuar të zhvillohet sot pasdite. Shkak për këtë është bërë deklarimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që ka folur për qeverinë teknike.
Basha përshëndet propozimin e Metës për qeveri teknike dhe zgjedhje
Skenari për qeveri teknike që do të përgatisë zgjedhje të parakohshme i propozuar nga Ilir Meta ka marrë mbështetjen e Lulzim Bashës. Kjo nuk përbën asnjë suprizë, veç faktit që ndoshta mes LSI dhe PD ka një kordinim të lëvizjeve. “Partia Demokratike dhe unë e kemi konsideruar dhe e konsiderojme krijimin e një qeverie teknike si një domosdoshmeri për organizimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme dhe per stopimin e krizes se gjithanshme te vendit.
Rënia e koalicionit qeverisës dhe çështja “periferike” “Tahiri”
Dita e sotme ka qenë e ngarkuar me zhvillime politike që përqendrohen te deklaratat e kreut të LSI-së, Ilir Meta. Koalicionit qeverisës i mungon tanimë baza mbështetëse, mungon vullneti i një pale konstituive të tij, që ka ndasi thelbësore, pse jo interesa të kundërta me palën tjetër, konkretisht PS-në.
Por ndërkohë që brenda mazhorancës priteshin lëvizje të tilla, Partia Demokratike mbajti në axhendë dy çështje që lidhen me të njëjtin person: ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri.