Politikë

Voto, ose ke për ta parë...

Postuar në 21 Korrik, 2016 12:46

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi sot gjatë fjalës së tij se po aplikohet shantazh me sms ndaj deputetëve. Nga kush? Sipas faqes “lapsi.al” presionin po e aplikon ambasada amerikane me përfaqësues të vet. “Lapsi” përcjell edhe një tekst drejtuar një kryetari të një partie të vogël: “i nderuar zoti...Ne ju presim nesër në selinë e ambasadës deri në ora 12 00 për t i'u informuar për pasojat që do të keni nëse nuk votoni pro reformës në drejtësi. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin...”.

Meta: Një reformë me 94 vota rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese

Postuar në 21 Korrik, 2016 11:53

Meta u bëri sot thirrje të gjithë aktorëve politikë e diplomatikë që të arrijnë konsensusin për reformën në drejtësi, në mënyrë që ajo të votohet me konsensus sa më të gjerë. Në qoftë se pas arritjes së konsensusit, tha ai, Berisha, apo Topalli, apo ndonjë tjetër nuk e votojnë reformën, le të mbajnë përgjegjësi individuale. Ai garantoi se 20 votat e LSI-se janë depozituar në Uashington, por në qoftë se reforma miratohet vetëm me 94 vota, ajo mund të rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese, për shkelje proceduriale. Kjo deklaratë bie ndesh me thirrjen e SHBA-se për votim individual të reformës.

SHBA nuk e negocion draftin që la në tavolinë ndihmës sekretarja Nuland

Postuar në 21 Korrik, 2016 11:00

Dalja e kryeministrit Rama një ditë më parë me draftin e ndryshimeve kushtetuese të botuar nga ambasada amerikane, deklarimet e tij se vijat e kuqe nuk kanë ndryshuar dhe qëndrimet që po mbajnë selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian lënë të kuptohet se amerikanët nuk e negociojnë draftin që ndihmës/sekretarja Nulland u la në tavolinë palëve.

Vazhdon “lufta” mes PD dhe ambasadës amerikane

Postuar në 21 Korrik, 2016 10:45

Kryetari i Partisë Demokratike doli në një konferencë për shtyp ku hodhi poshtë pretendimet se Partia Demokratike ka prezantuar kushte të reja pas arritjes së marrëveshjes një ditë më parë. “Eshtë pretenduar dje, se Basha ka prezantuar kushte të reja pasi është arritur marrëveshja. Ky është një mashtrim i turpshëm. Ditën e Hënë, Partia Socialiste i konfirmoi negociatorit tim përmes negociatorit të saj se marrëveshja është për të katër institucionet”-tha Basha.

Dashuria mbaroi, lypet qetësi!

Postuar në 21 Korrik, 2016 10:28

Tensioni që u vu re paraditen e sotme në mbledhjen e konferencës së kryetarëve mes kryetarit të kuvendit, Ilir Meta dhe kreut të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa konfirmoi çarjen e madhe të koalicionit qeverisës. Kryeministri është përpjekur të përcjellë idenë se koalicioni është i unifikuar, por reagimet dhe qëndrimet e palëve kanë dëshmuar të kundërtën. E majta është në krizën e radhës dhe pikëpyetja është nëse, qeveria formalisht do qëndrojë në këmbë me ose pa Ilir Metën.

Ambasada amerikane: "Basha ka paraqitur një kërkesë të re". Por nuk thotë se çfarë

Postuar në 20 Korrik, 2016 22:30

Ambasada amerikane në Tiranë ka shërndarë sot një deklaratë për shtyp, të parën pas arritjes së konsensusit paradite. Thuhet në deklaratë: 

Cili është ndryshimi që ndodh me propozimin e Hahn?

Postuar në 20 Korrik, 2016 21:11

Oerd Bylykbashi, deputet i PD-së ka sqaruar sot përmes një intervisste në Tv Klan se cili është ndryshimi mes dy draft-propozime për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit në kuadër të reformës në drejtësi. Po e përcjellim meqë ka një përpjekje për të thënë që asgjë nuk ndodhi dhe se ajo që u arrit ka qenë me kohë si propozim. Deri më tani PS-ja nuk ka dhënë një qëndrim rreth këtyre spekullimeve që relativizojnë edhe suksesin e konsensusit të shpallur edhe nga kryeministri sot paradite.

Rol i mbivlerësuar i ambasadorëve?

Postuar në 20 Korrik, 2016 18:46

Sipas raportimeve të sotme, konsensusi i dakordësuar nga letra e Johannes Hahn, u bë i mundur pas negociatave të vazhdueshme dhe duke e transferuar diskutimin, siç tha një ditë më kreu i LSI-së, Ilir Meta, në Bruksel dhe në Uashington. Dhe këto diskutime kanë përfshirë komunikime direkte me zyrat vendimmarrëse në Bruksel dhe Uashington, edhe pse sot paradite pati një deklaratë të re nga ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland.

"Vendimmarrja do të jetë ekskluzivisht në duart e shqiptarëve"

Postuar në 20 Korrik, 2016 17:09

Propozimi i Johannes Hahn duket se ka gjetur miratim të plotë nga opozita shqiptare. Ka shprehur mbështetje publike për të edhe ish-kryeministri Sali Berisha, një nga njerëzit kryesorë të PD-së, i cili thuajse nuk është prononcuar gjatë këtyre ditëve. Berisha e ka cilësuar konsensusin si arritje mbi parimet e të drejtave: 

Natyrisht që fituan të gjithë, por jo njësoj...

Postuar në 20 Korrik, 2016 16:02

Sugjerimi i Komisionerit të BE-së për Zgjerimin, duket të ketë zgjidhur ngërçin e reformës në Drejtësi. Çelësi ishte inkuadrimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Kushtetutë dhe dhënia e tij e një roli rekomandues pa detyrime ligjore. Është ndryshim SUBSTANCIAL nga drafti që i jepte ONM-së të drejta vendimmarrëse dhe kjo është e vërtetë pavarësisht se çfarë do të thonë. Kryeministri Edi Rama, njeriu që miraton çdo gjë që i thotë BE-SHBA, deklaroi sot se:

Pages

Subscribe to RSS - Politikë