Meta: Një reformë me 94 vota rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese

Postuar në 21 Korrik, 2016 11:53

Meta u bëri sot thirrje të gjithë aktorëve politikë e diplomatikë që të arrijnë konsensusin për reformën në drejtësi, në mënyrë që ajo të votohet me konsensus sa më të gjerë. Në qoftë se pas arritjes së konsensusit, tha ai, Berisha, apo Topalli, apo ndonjë tjetër nuk e votojnë reformën, le të mbajnë përgjegjësi individuale. Ai garantoi se 20 votat e LSI-se janë depozituar në Uashington, por në qoftë se reforma miratohet vetëm me 94 vota, ajo mund të rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese, për shkelje proceduriale. Kjo deklaratë bie ndesh me thirrjen e SHBA-se për votim individual të reformës.

e.z.

Comments

Submitted by KUSHTETUSJA (not verified) on

Epo qenka antikushtetuese athere, c'na cani b...........................?
Kjo sepse Kushtetuta thote
Neni 134
1.
Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje vetëm me kërkesë të:
a) Presidentit të Republikës;
b) Kryeministrit;
c) jo më pak se një së pestës së deputetëve;
ç) Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit;
d) çdo gjykate sipas rastit të nenit 145 pika 2 të kësaj Kushtetute;
dh) Avokatit të Popullit;
e) organeve të qeverisjes vendore;
ë) organeve të bashkësive fetare;
f) partive politike dhe organizatave të tjera;
g) individëve.
2.
Subjektet e parashikuara nga nënparagrafët dh, e, ë, f dhe g të paragrafit 1 të këtij
neni mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre.
ATHERE MJAFTON NJE ANKIMIM I NJE "LACO PARTIE" DHE GJITHCKA SHKON PER LESH, OSE LIKE FLORIRI PO BEN ....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.