SHBA nuk e negocion draftin që la në tavolinë ndihmës sekretarja Nuland

Postuar në 21 Korrik, 2016 11:00

Dalja e kryeministrit Rama një ditë më parë me draftin e ndryshimeve kushtetuese të botuar nga ambasada amerikane, deklarimet e tij se vijat e kuqe nuk kanë ndryshuar dhe qëndrimet që po mbajnë selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian lënë të kuptohet se amerikanët nuk e negociojnë draftin që ndihmës/sekretarja Nulland u la në tavolinë palëve.

Ndërhyrja e Komisionerit të Zgjerimit Johannes Hahn dhe marrëveshja e përkohshme, duket se nuk ka qenë e rakorduar mes Brukselit dhe Uashingtonit, pasi në parlament nuk ka një draft konsensual, por ai që ka miratuar në mënyrë të njëanshme Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi. Vajtja në  parlament gjatë paradites e dy ambasadorëve të SHBA dhe BE-së, injoron faktin se palët janë ende në negociata dhe nuk kanë gjetur ende në zgjidhje. Ndërsa një deklaratë e thatë e BE-së nuk qartëson aspak qëndrimin e Bashkimit Europian.

Në deklaratë thuhet se  “Sot është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ne presim që Kuvendi do të votojë reformën historike të gjyqësorit. BE dhe SHBA kanë punuar në partneritet të ngushtë që nga fillimi dhe janë në dakortësi të plotë për të githa çështjet në diskutim. Ne presim që të gjitha palët të respektojnë angazhimin publik të shprehur dje për të votuar pro reformës”-sqarohet në reagim.

Comments

Submitted by Pellazgu (not verified) on

O tempora, o mores!
Ka llangosur zyrën e shteti me pikturat e veta, a thua se e ka private!
O popull koqe që kurrë s'u poqe, po tallen keq me ty!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.