BE propozon referendum nëse reforma nuk miratohet. Hahn: Minohet perspektiva europiane e Shqipërisë

Postuar në 19 Korrik, 2016 10:36

Bashkimi Europian ka legalizuar atë që Knut Fleckenstein tha në Tiranë se nëse reforma në drejtësi nuk do të marrë miratimin e parlamenit ditën e enjte, atëherë ekziston mundësia që drafti të hidhet për miratim në referendum popullor. “Ne duam të dimë se çfarë është rënë dakord ekzaktësisht dje në takimin e tre drejtuesve të partive kryesore, që të mbajmë qëndrimin tonë. Do të jetë negative nëse nuk miratohet. Nëse nuk ka vendim, ka mundësi të diskutohet për një referendum sepse nëse 90 për qind e shqiptarëve janë pro kësaj reforme”- deklaroi Komisioneri Johanes Hahn në mbledhjen e Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Sipas tij dështimi i reformës do të jetë me pasoja për vendin dhe perspektiva europiane e Shqipërisë do të minohet. Pati edhe eurodeputetë që thanë se reforma në drejtësi duhet të ishte kusht për Shqipërinë para se të hynte në NATO. Ndërsa Elmar Brok deklaroi se gjatë orëve në vijim do të ketë telefonata intensive mes zyrtarëve të Brukselit dhe liderve shqiptarë për të arritur një marrëveshje për reformën në drejtësi. “

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.