Basha përshëndet propozimin e Metës për qeveri teknike dhe zgjedhje

Postuar në 18 Korrik, 2016 10:54

Skenari për qeveri teknike që do të përgatisë zgjedhje të parakohshme i propozuar nga Ilir Meta ka marrë mbështetjen e Lulzim Bashës. Kjo nuk përbën asnjë suprizë, veç faktit që ndoshta mes LSI dhe PD ka një kordinim të lëvizjeve. “Partia Demokratike dhe unë e kemi konsideruar dhe e konsiderojme krijimin e një qeverie teknike si një domosdoshmeri për organizimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme dhe per stopimin e krizes se gjithanshme te vendit. Nga kjo pikpamje ne emer te Partise Demokratike dhe opozites mirepres qendrimin e djeshëm te kryetarit te LSI Ilir Meta per krijimin e nje qeverie teknike per organizimin e zgjedhjeve te lira ne vend”-deklaroi Basha në një reagim për shtyp. Kreu i PD-së tha se është gati të takohet me Metë, Ramën dhe ambasadorët por pa kushte se mbi çfarë propozimi do të diskutohet.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.