skenari
Historia pas filmit "Vendimi"
Në vitin 1984 para publikut shqiptar do të shfaqej një film atipik për kohën: Vendimi! Me skenar të Spiro Dedes dhe Neshat Tozajt, regji të Kristaq Dhamos, filmi sjell ndoshta për herë të parë në mënyrë aq të zgjeruar një nga episodet më të veçanta të Partisë Komuniste Shqiptare. Ky episod është konfiskimi nga fashistët italianë i dokumenteve kryesore të asaj partie, përfshirë dokumentin bazë: Procesverbalin e mbledhjes themeluese.
Alien: The Covenant? Shumë zhgënjyes
Alien: The Covenant është shfaqur më në fund në kinema. Sugjerimi modest: Mos e merrni mundimin ta shihni! Të paktën jo në kinema.
Ambasada ruse përgënjeshtron skenarin e gazetës “Shekulli”
Mediat shqiptare përcollën dje një lajm se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mund të bëhej shenjëstër e një atentati të organizuar jashtë vendit, me qëllim destabilizimin e situatës në Shqipëri. U tha se për këtë skenar Shërbimi Informativ Shtetëror ka informuar kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm dhe se Garda e Republikës ka rritur masat e sigurisë për kryetarin e opozitës. Gazeta Shekulli shkoi edhe më tej, duke akuzuar Rusinë se qëndron pas këtij skenari.
Forcohet kufiri grek me Maqedoninë, frikë nga skenari i luftës civile
Greqia po ndjek me shqetësim të madh krijimin e një klime destabilizimi në Maqedoni për shkak të polarizimit dhe ngërçit politik ku është futur vendi. Sipas vlerësimeve të Athinës kjo situatë çon matematikisht në luftë civile.Gazeta “Ethnos” shkruan se nisur nga kjo situatë e krijuar në kufirin veriperëndimor të vendit, Ministria e Jashtme, ajo e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme u urdhëruan të marrin masat e nevojshme parandaluese për të forcuar kufirin midis Follorinës dhe Kosturit.
"Patriotizmi" i tepruar i LSI-së
LSI po përpiqet të mbledhë "traktet" që shpërndau direkt dhe indirekt për aleatin në qeveri dhe të disiplinojë veten brenda koalicionit pas humbjes së përkohshme të qetësisë nga kryetari i saj, Ilir Meta. Drejtues të saj janë angazhuar mediatikisht të përcjellin në publik idenë se emocionet në politikë duhen mirëkuptuar dhe çfarë mund të thuhet sot nuk vlen për nesër.
Basha përshëndet propozimin e Metës për qeveri teknike dhe zgjedhje
Skenari për qeveri teknike që do të përgatisë zgjedhje të parakohshme i propozuar nga Ilir Meta ka marrë mbështetjen e Lulzim Bashës. Kjo nuk përbën asnjë suprizë, veç faktit që ndoshta mes LSI dhe PD ka një kordinim të lëvizjeve. “Partia Demokratike dhe unë e kemi konsideruar dhe e konsiderojme krijimin e një qeverie teknike si një domosdoshmeri për organizimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme dhe per stopimin e krizes se gjithanshme te vendit.