Ilir Meta nuk është garanci se reforma do të votohet

Postuar në 19 Korrik, 2016 13:27

Ilir Meta vazhdon të shfaqet në krah të Lulzim Bashës dhe pavarësisht optimizmit që përpiqet të përcjellë se kryetari i PD-së dhe kryeministri janë shumë afër “puthjes çliruese” për kombin dhe ndërkombëtarët, ai në vetevete nuk përbën asnjë garanci për miratimin e reformës në 21 korrik.

Të dyja palët janë përfshirë në një lojë deklaratash, ku më i drejtëpërdrejtë duket se është kryeministri që e ka bërë të qartë qëndrimin e tij se është për propozimin hibrid të sekretares Nulland, duke pranuar këtë propozim si vijë të kuqe të vendosur nga Uashingtoni. Nga ana tjetër si Meta dhe Basha qëndrojnë fort të lidhur pas njëri tjetrit, madje duke paralajmëruar një udhëtim çift në Bruksel, për t’i zgjidhur aty dy çështjet për të cilat palët nuk bien dakord.

 “Sot së pari falenderoj kryetarin e Kuvendit për rolin jashtëzakonishrt konstruktiv që ka luajtur në këto orë kritike, kanë dalë qartë petët e lakrorit kush e do dhe kush nuk e do konsensusin, kush do të instalojë në vend një qeveri të drogës. Sot dua t’u them shqiptarëve që PD i ka votat gati për të votuar të enjten në parim draftin kushtetues dhe pas rakordimit të të gjitha ligjeve nen për nen. Dy çështjet e rikthyera në tryezë, nëse nuk zgjidhen sot, i kam bërë thirrje kryetarit të kuvendit ta zgjidhim këtë në Bruskel për të shpartalluar planet e Ramës”-deklaroi Basha pas takimit me Metën, ndërkohë që ky i fundit po luan deri në momentin e fundit si guri i mesëm i peshores që garanton ekuilibrat, të cilat jo domosdoshmërisht nënkuptojnë konsensus për miratimin e reformës në drejtësi.

Të dielën Ilir Meta ngriti tonet, bëri të fortin dhe i tha publikut se është politikan i shkollës së Sali Berishës, duke dashur t’i masë temperaturën aleatit të tij në qeveri, Edi Rama. Zbutja një ditë më vonë është tregues se Ilirin e ka kapur frika dhe praktikisht fuqia e tij nuk është ajo që duket. As për të mundësuar konsensusin dhe as për të imponuar zgjidhje sipas planit të tij.

 

Comments

Submitted by FLORIRI KRRABES (not verified) on

Si gjithmone, ai qe eshte hajdut, e dredh, dhe e dredh mire.
Kot nuk i thone DRIDHE LIKE.
Kot nuk i thone Likja i Mones.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.