Propozimi antikushtetues që prishi konsensusin qëllimisht

Postuar në 20 Korrik, 2016 13:14

Portali “exit.al” shkruan sot një version të arsyeve se përse dështuan negociatat e para dy ditëve. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha sqaroi diçka kur foli për “skualifikim nga kandidimi vetëm mbi bazën e dyshimeve”, por duket se mënyra sesi është futur ky propozim, lë shumë dyshime. Shkruan “exit.al”: “Një kthesë e papritur ka ndodhur rreth orës dy të mengjesit të së martës ndërsa po zbardhej në letër marrëveshja e arritur për t’u firmosur nga palët. Burime nga PD u shprehën për Exit.al se ndërsa të gjitha kanë qenë duke pushuar në pritje të kopjeve të shtypura, eksperti i Euralius ka marrë një telefonatë pas së cilës u ka thënë të pranishmëve se sapo kishte folur me Brukselin, i cili kërkon që në draftin e reformës në lidhje me vetingun e anëtarëve të Komisionit dhe Kolegjit të shtohen dy pika, afërsisht si më poshtë:

  1. ONM ka të drejtë të refuzojë një kandidaturë edhe thjesht mbi bazën e opinionit publik, pa dhënë as një arësye apo shpjegim aplikuesit të refuzuar; dhe
  2.  Ky vendim i ONM-së nuk mund të ankimohet nga personi i refuzuar.

PD i ka kundërshtuar të dyja propozimet me arsyetimin se ato bien ndesh me të drejtat kushtetuese dhe dinjitetin e njeriut, pasi askujt nuk mund t’i mohohet një e drejtë apo mundësi bazuar mbi opinionin e njerëzve”.

Ky është një variant që nuk konfirmohet zyrtarisht, por as është hedhur poshtë. Portali në fjalë ngre dyshime që propozimi të ketë ardhur nga Brukseli, duke arsytuar se ai është sugjeruar nga Romana Vlahutin. E cila sot ka dalë në media si person i pabesueshëm për opozitën shqiptare. Dhe këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur: sa herë ambasadorët që vijnë në Shqipëri, që zakonisht janë diplomatë të nivelit të dytë, bëhen palë në politikë?

Ajo që është shqetësuese për dinjitetin, për atë kuptim që i ka mbetur kësaj fjale, është heshtja rreth këtij propozimi dhe mundësive zero për ta inkuadruar atë në Kushtetutë. Pasi do të duhej edhe një diskutim sesi do të natyralizohen këto amendime të posaçme për indigjenët në një ligj themelor, pa neutralizuar parimet e të drejtave. E kundërta po ndodh dhe shembulli më i qartë është letra që botonte sot gazeta “Dita”. Dritëro Agolli, i shpallur për 1 miliontën herë shkrimtar i shquar, bënte thirrje skënderbjane: “O sot, o kurrë”.  

Vallë çfarë paska ndodhur? Vallë nesër nuk do të lindë Dielli, apo mos ndoshta këta si Dritëroi, që kanë jetuar gjithë jetën me privilegje, i humbasin nëse nuk kalon reforma! Dhe pas tij një karvan emrash pro reformës, pa shtuar asgjë për arsyet e vërteta, pa e Iluminuar një çikë popullin të cilit i predikojnë nga mëngjesi në darkë si të bërtasë: “O sa mirë me qenë shqiptar”. 

 

Shënim: Shkrim i ripunuar

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Brukseli ne menyre konfidenciale i ka thene Edvin Rames qe sapo te miratohet reforma edhe Skenderbeu do te ringjallet dhe do t'i shtrengoje doren fort Edvinit. Sigurisht ky informacion rrodhi drejt Driteroit i cili mendoi ta them edhe une nje here kete "O sot, o kurre" se ndofta Skenderbeu vjen e pi nje kafe e nje raki edhe me mua.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.